Aeroplani i vjetër që me pak investime u shndërrua në një shtëpizë për pushime

Ndryshe

Aeroplani i vjetër që me pak investime u shndërrua në një shtëpizë për pushime

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 13:25
Foto Ilustrim

Një aeroplan që në shikim të parë mund të mos duket vendi ideal dhe romantik për pushime – por me disa ndryshime, mund të bëhet një suitë e mrekullueshme për muaj mjalti.

Sipas mediave të huaja,një aeroplan i viteve 50-ta, nga Electric Canberra, u shndërrua në një shtëpizë komode për dy persona, me pamje të mrekullueshme në fshatin Somerset.

Vila quhet “The Sky Cabin”, dhe është vendi i përsosur për një vikend romantik.

Klientët aplikojnë për qira në kampin Field 725 në Frome, ndërsa ka mirëpritur mysafirë përgjatë dy viteve të fundit.

Pronari i kabinës, Dan Harring, e bleu pjesën e përparme të aeroplanit në Bristol në vitin 2018.

Në hyrje të vilës, është një zonë e shtruar me një tavolinë dhe karrige, të cilat janë të pozicionuara në mënyrë të përsosur për të parë perëndimin e diellit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat