Zbulohet vrima e kaltër e madhe në Florida, shkencëtarët nisin ekspeditën njëvjeçare për të mësuar për gjendjen e saj

Ndryshe

Zbulohet vrima e kaltër e madhe në Florida, shkencëtarët nisin ekspeditën njëvjeçare për të mësuar për gjendjen e saj

Më: 23 korrik 2020 Në ora: 14:48
Foto Ilustrim

Një ekip i shkencëtarëve po bëhet gati për hulumtimin njëvjeçar të “vrimës së kaltër” që gjendet në ujërat e Floridës.

Vrimat e kaltra janë shpella të mëdha që formohen në fund të oqeaneve dhe deteve, dhe konsiderohen si të ngjashme me vrimat e mëdha që formohen në hapësira të tokës. Megjithatë, shkenca nuk di pothuajse asgjë për to.

Ekspeditën që e kanë filluar hulumtuesit nga laboratori Mote Marine nga Universiteti Atlantic në Florida si dhe ata nga Instituti për Teknologji në Georgia, do të fokusohen në studimin e vrimës së kaltër e njohur ndryshe si “Banania e gjelbër” që gjendet 47 metra nën sipërfaqet të ujit dhe është shumë e thellë, ku pjesa e poshtme është e vendosur në një thellësi prej rreth 137 metrave.

“Ka të tilla në të Floridën. Janë të madhësive, thellësive dhe formave të ndryshme, kurse shumica janë të pasur me krijesa të ndryshme”, kanë bërë të ditur ekspertët.

Ata shpresojnë se ky mision do t’ju ndihmojë të japin përgjigje në pyetjen e ardhshme: A janë vrimat e kaltra të lidhura me ujërat nëntokësore të Floridës (uji nën sipërfaqe të tokës) apo ka ndodhur deri te derdhja e ujit nëntokësor në gjirin e Meksikës?

Zhytësit dhe ekspertët nënujor kanë mbledhur mostra të ujit nga kjo vrimë e kaltër. Kanë zbuluar se mostrat përmbajnë sasi të karbonit inorganik të patretur, që mund të mbajnë gjallë disa specie, përfshirë mikrobet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat