Qyteti në Zvicër në të cilin ra “borë me çokollatë”, kuptohet arsyeja e çuditshme

Ndryshe

Qyteti në Zvicër në të cilin ra “borë me çokollatë”, kuptohet arsyeja e çuditshme

Më: 19 gusht 2020 Në ora: 08:31
Foto nga vendi i ngjarjes

Një qytet zviceran u mbulua nga copëza çokollate, si rezultat i mosfunksionimit të një fabrike çokollatash.

Banorët e Oltenit, një qytet që gjendet ndërmjet Zvicrës dhe Bazelit, u tronditën kur panë grimca të imëta kakaoje nëpër objekte. Kjo, sipas autoriteteve të vendit, ndodhi pasi që sistemi i ventimit të një fabrikeje çokollate doli jashtë funksionit, shkruajnë mediet gjermane.

Firma Lindt & Spruengli konfirmuan të martën për mediet lokale se ekzistonte një defekt i vogël në ventilimin e ftohjes.

I kombinuar me erëra të forta mëngjesin e së premtes, pluhuri i çokollatës filloi të përhapej në afërsi të fabrikës, duke lënë njolla çokollate në objektet e qytetit, në mesin e të cilave ishte edhe një makinë.

Fabrika vazhdoi prodhimin si zakonisht dhe kompania thotë se grimcat ishin plotësisht të padëmshme për njerëzit ose mjedisin.

Sistemi i ventilimit të ndërmarrjes tanimë është riparuar.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat