Ndodh në Serbi: Për makinë të larjes deri te Vuçiqi

Ndryshe

Ndodh në Serbi: Për makinë të larjes deri te Vuçiqi

Nga: D.G. Më: 23 tetor 2020 Në ora: 11:41
Dejan Beatoviq me llavatriçen e tij

Dejan Beatoviq nga Beogradi me muaj është përpjekur të provojë se lavatriçja për të cilën ai ka paguar 50,000 dinarë (rreth 425 euro) nuk lan rrobat në temperaturat e përcaktuara në deklaratë, dhe me këtë rast të parëndomtë është njoftuar edhe sekretariati i përgjithshëm i kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Dejani ka blerë makinën larëse LG në "Tehnomania" në shkurt të vitit 2020 dhe pak më vonë, siç thotë ai, vuri re se "temperaturat e funksionimit nuk korrespondojnë me deklaratën e produktit". Sipas tij, kjo u shpreh veçanërisht në programin "Cotton Plus", ku, sipas deklaratës, larja duhet të bëhet në 60 gradë Celsius.

"Pak pasi bleva makinën, vura re se praktikisht nuk ka asnjë ndryshim në temperaturën e larjes midis programeve që lajnë rrobat në 40 dhe 60 gradë. Këtë e gjeta duke prekur thjesht xhamin në derën e makinës, gjë që sigurisht nuk mund të jetë e besueshme. Prandaj mora një lexues të temperaturës ose termoçift lexues Omega HH21A Mikroprocesor Thermometer Type J-K-T dhe vendosa një tel të termoelementit tip T në daulle, për të kontrolluar temperaturën e larjes në programet që kam përdorur më shpesh ”, shpjegon Dejani për N1-në.

Ai së pari i është ankuar servisit, ku e kanë pritur keq, pastaj i është ankuar kompanisë, pastaj Organizatës kombëtare të konsumatorëve... dhe deri të kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat