Pasi djali 8 vjeç u turpërua nga shenja e lindjes që kishte, babai bëri këtë

Ndryshe

Pasi djali 8 vjeç u turpërua nga shenja e lindjes që kishte, babai bëri këtë

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 10:53
Derek Prue Sr me djalin e tij

Derek Prue Sr, vendosi të mos e lë djalin e tij që të ndihet vetëm dhe i turpëruar.

Një baba fitoi respektin e të gjithëve me veprimin që ndërmori kur kuptoi se djali i vet ndihej i turpëruar nga shenja e lindjes që kishte

Derek Prue, vendosi të bënte një tatuazh të njëjtë me shenjën e lindjes që kishte djali që të ndihej se nuk ishte vetëm.

Image

Pasi që shenja është shumë e madhe, djali 8 vjeç filloi të jetë shumë i vetëdijshëm për këtë dhe të ndihej i turpëruar kur e shihnin të tjerët.

Ai filloi të mbante bluzë veshur në pishinë, gjë që nuk e kishte bërë më parë. Prandaj babai vendosi të mbështeste të birin e vet.

Derek kaloi 30 orë nën gjilpërë për të kopjuar shenjën e të birit. Ai tha se i biri ishte krenarë me shenjën e vetë, por papritmas filloi që ta mbulonte.

Ankesa e vetme e babait ishte se tatuazhit iu  desh shumë kohë deri u plotësua në të njëjtën mënyrë si shenja e djalit.

Ai mendonte se do të zgjaste disa orë, por si përfundim u deshën 30 orë punë.

Artisti i tatuazhit tha gjithashtu se ishte shumë krenarë që ishte pjesëmarrës në këtë iniciativë të babait për të bërë të birin të ndihet më mirë.

Ai tha se një shenjë e lindjes është diçka që ndikon më emocionet e njerëzve çdo ditë, dhe të gjithë kanë nevojë për një mbështetje të tillë.

Buzëqeshja e djaloshit kur tatuazhi ishte i kompletuar sipas artistit ishte diçka që me të vërtetë i ngrohi zemrën.

Image

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat