Telefon mobil me kamerë në vitin 1995? Misteri që nuk u zgjidh kurrë nga meçi i Tysonit!

Ndryshe

Telefon mobil me kamerë në vitin 1995? Misteri që nuk u zgjidh kurrë nga meçi i Tysonit!

Nga: B.S. Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 12:41
Mike Tyson

Mike Tyson ishte i tërbuar pasi u lirua nga burgu, kështu që iu deshën 89 sekonda për të nokautuar Peter McNeillin më 19 gusht 1995. Vite më vonë, një çerek shekulli për të qenë të saktë, flitet vetëm për atë që u regjistruan pak para ndeshjes, sepse shumëkush mund të betohet se po shohin një burrë që mban një celular të bardhë në dorë!

Një nga spektatorët, në fakt, mban diçka që nuk duket si një aparat fotografik i viteve '90, por një telefon mobil modern. Videoja e postuar në YouTube shkon një hap më tej në teoritë e konspiracionit, kështu që titullohet "Udhëtari i pashpjegueshëm në kohë i parë në ndeshjen e Mike Tysonit" dhe përshkrimin e mëposhtëm:

- Beteja në ring e vitit 1995 midis Mike Tysonit dhe Peter McNeillit në Las Vegas. Dikush në audiencë shihet duke fotografuar me diçka që është, apo duket si aparat smartphone ose ndonjë telefon tjetër celular. Nuk e di nëse është një udhëtar në kohë apo jo, por askush nuk mund të shpjegojë se për çfarë bëhet fjalë. Kamera QV-100 në atë kohë nuk kishte ngjyrë argjendi në anën e djathtë, kurse duket se as ky "aparat fotografik" nuk ka as një vijë të zezë nën objektiv - thuhet në përshkrim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat