Çifti i famshëm i pinguinëve gay bëhen “prindër” për herë të dytë

Ndryshe

Çifti i famshëm i pinguinëve gay bëhen “prindër” për herë të dytë

Më: 25 janar 2021 Në ora: 09:35
Sphen dhe Magic

Çifti i famshëm i pinguinëve gay janë bërë prindër për herë të dytë.

Sphen dhe Magic, janë i vetmi çift i të njëjtit seks në akuariumin “Sea Life Sydney”, të cilët u bënë të pandashëm për herë të parë dy vite më parë.

Atyre atëhere iu dha një vezë rezervë për t’u çelur pasi  kishin dalë nga një shkëmb.

Pinguini i tyre i vogël, Lara tashmë është jashtë dhe po shijon jetën, por Sphen dhe Magic ende kanë instinktin e tyre prindëror.

Dhe tani “çifti” i akuariumit i ka bërë të gjithë të lumtur përsëri duke u bërë baballarë krenarë për herë të dytë.

“Nëse një nga çiftet tona ka shumë vezë dhe ndonjëherë nuk janë të zotët të kujdesen për vezët e tyr dhe ne do t’i kultivojmë këto vezë në çifte të tjerë si Sphen dhe Magic. Ne i dhamë Sphen dhe Magic një vezë për tu inkubuar pasi ata kanë provuar se janë prindër të mirë në të kaluarën”- tha zëdhënësi i Akuariumit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat