Mumia egjiptiane zbulohet se ishte një grua shtatzëne e jo prift

Ndryshe

Mumia egjiptiane zbulohet se ishte një grua shtatzëne e jo prift

Më: 29 prill 2021 Në ora: 17:25
Mumia egjiptiane

Studiuesit polakë të cilët ekzaminuan një mumie të lashtë egjiptiane, prisnin se ajo do të ishte një klerik burrë por u befasuan kur rezultatet nga testimet zbuluan se ajo ishte mumia e një gruaje e cila ka qenë 7-muajsh shtatzënë.

Studiuesit thanë se ky është rasti i parë në botë i njohur i një mumie të lashtë të ruajtur aq mirë i një gruaje shtatzënë, shkruan AP.

Mumia arriti në Varshavë më 1826 dhe në arkivolin ku mbahej ishte mbishkrimi se aty ishte një klerik burrë.

Ata kanë thënë se gruaja mund të ketë qenë 20-30 vjeç dhe madhësia e foshnjës në bark sugjeroi se mund të ketë qenë 26-28 javë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat