“Shiko se djali nuk të ngjan…”, babai përballet me të vërtetën shokuese pas mesazhit në Facebook

Ndryshe

“Shiko se djali nuk të ngjan…”, babai përballet me të vërtetën shokuese pas mesazhit në Facebook

Më: 1 maj 2021 Në ora: 15:02
Foto ilustrim

“Shiko se djali yt nuk të ngjan”. Ishte pikërisht ky mesazh nga një i panjohur, që i ka ndryshuar jetën një 30-vjeçari italian.

E pas kësaj fraze, ai ka bërë testin e ADN-së të birit, edhe pse kundër dëshirës së bashkëshortes.

Rezultati i analizave duket se i ka dhënë një goditje të madhe, pasi ka vërtetuar se fëmija nuk ka qenë i tij.

Madje madje i biri kishte qenë i personit që i kishte dërguar mesazhin në rrjetin social.

Gruaja e tij është detyruar ta pranojë raportin që ka pasur me personin tjetër, ndërkohë që i riu nga Pesaro ka hapur seancë gjyqësore për të mos pranuar më atësinë fëmijës.

Ai madje ka lënë shtëpinë ku jetonte bashkë me gruan dhe fëmijën e vogël që deri para pak kohësh e dinte si të tijin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat