I bie për herë të dytë lotaria 1 milion dollarëshe

Ndryshe

I bie për herë të dytë lotaria 1 milion dollarëshe

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 12:30
Foto ilustrim

Një burrë nga Masaçusets mblodhi pas 21 vjetësh paratë e çmimit të parë të lotarisë prej 1 milion dollarësh, pasi fitoi të njëjtën shumë nga një lojë tjetër.

Lotaria Shtetërore e Masaçusetsit tha se Michael Rocca i Pittsfield kapi një çmim prej 1 milionë dollarësh nga loja e çastit Instant Jackpot, pasi bleu tiketën e tij nga dyqani Kirk Variety në Pittsfield.

Zyrtarët e lotarisë thanë që Rocca edhe më 2001 fitoi një çmim prej 1 milion dollarësh nga tiketa gërvishtëse.

Ai kishte zgjedhur që ta merrte shumën e çmimin me këste vjetore, duke e marrë pagesën e tij përfundimtare në maj të vitit 2020 – një vit para se të fitonte çmimin e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat