Pa mjete mbrojtëse, “Spidermani” francez u ngjit në kullën 190 metra të lartë

Ndryshe

Pa mjete mbrojtëse, “Spidermani” francez u ngjit në kullën 190 metra të lartë

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 21:49
Foto nga vendi i ngjarjes

Alen Rober, i njohur si “Spidermani” francez, në moshën 60-vjeçare nuk hezitoi të ngjitet pa kurrfarë mjete mbrojtëse në një ndërtesë mbi 190 metra të lartë në La Defence në periferi të Parisit, si shenjë proteste kundër masave anti-COVID.

Kjo është hera e 11-të në “karrierë” që 60-vjeçari ia mësyu kullës Total të lartë 190 metra.

Ai zakonisht ngjitet vetëm, por t ani për herë të parë e kanë përcjell tre të rinj të moshës 21, 28 dhe 33 vjeç, të  cilët thonë se ka qenë “nderë” t’i bashkohen legjendës.

“Kjo është një ngjitje kundër COVID certifikatës, që po i nervozon të gjithë. Është shkelje e të drejtave themelore”, ka thënë Rober para se të fillonte ngjitjen.

“Me këtë ngjitje dua të nderoj edhe figurën e aktorit Jean Paul Belmond, i cili edhe vetë praktikonte ngjitjet”, ka shtuar Rober. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat