Kim Jong-un ndërtoi një resort të skive: Kur askush nuk erdhi, ai ndërmori një lëvizje absurde

Ndryshe

Kim Jong-un ndërtoi një resort të skive: Kur askush nuk erdhi, ai ndërmori një lëvizje absurde

Më: 12 janar 2024 Në ora: 13:06
Kim Jong-un

Kim Jong-un ka punësuar një influencuere misterioze, detyra e së cilës është të promovojë një restort të skive të Koresë së Veriut në Instagram.

Kjo lëvizje e diktatorit është mjaft e çuditshme duke pasur parasysh se në vend ndodhet në fuqi ndalimi i përdorimit të rrjeteve sociale, raporton The Sun.

E njohur si Viktoria, modelja ruse u përball me një breshëri kritikash pasi u zhvendos në një shtet despotik siç është Koreja Veriore. Ajo përdor rregullisht rrjetet sociale, për këtë arsye filluan të qarkullojnë thashethemet se ajo është e lidhur me ambasadën ruse në Phenian.

E gjithë kjo shfaqje filloi në të njëjtën kohë kur Putini inkurajoi rusët të shkonin me pushime në Korenë e Veriut si një falënderim për dërgimin e raketave dhe predhave nga Koera drejt Rusisë.

Postimet e modeles 23-vjeçare tregojnë vendpushimin e zbrazët të skive në Masikryong ku ajo merrte mësime skijimi në anglisht.

Sapo postimi doli në pah, komentet filluan të vërshojnë.

“Nëse do të transferoheshe vërtet në Korenë e Veriut, së pari do të ta hiqnin atë dreq telefoni. Çfarë dreqin, internet në Korenë e Veriut?”, shkruante një komentues në Instagram.

Ata shpejt zbuluan se ajo duhet të jetë e vetmja blogere në Korenë e Veriut dhe se do të dënohej me 50 vjet burg për filmime të tilla pa leje.

“Nuk e kam të qartë se si është e mundur kjo – me sa di unë, të huajt nuk kanë të drejtë të shkojnë atje për qëndrim të përhershëm”, ka shkruar një nga komentuesit.

Derisa disa kanë frikë se kjo mënyrë e promovimit të jetës në një shtet vërtet totalitar, të tjerë dyshojnë se ndikuesi është gruaja e një diplomati rus ose ndonjë zyrtari tjetër në Phenian.

Masikryong ndodhet tre orë me makinë nga kryeqyteti dhe duket se modeles i ka pëlqyer, duke pasur parasysh përmbajtjen e publikuar. Viktoria ka pothuajse 80,000 ndjekës në rrjete sociale dhe besohet se është e martuar.

“Qëndrimi në hotel ishte shumë i këndshëm. Më pëlqeu dhoma, shtëpia ishte e pastër dhe e ndritshme dhe kishte gjithçka që ju nevojitet për një qëndrim të rehatshëm. Dhe sigurisht një pamje e bukur e resortit të skive nga dritarja e hotelit”, tha Viktoria.

Kjo ishte hera e parë që influencerja ruse bënte ski, kështu që ajo mori udhëzime në anglisht sepse nuk flet gjuhën koreane.

“Dy ditët e mbetura i kalova duke shijuar ushqim të shkëlqyeshëm, duke pirë kafe, duke luajtur bilardo dhe bërë patinazh”, tha ajo në video.

Viktoria ka studiuar në Fakultetin e Marrëdhënieve me Publikun në Moskë, ku jetoi pjesën më të madhe të jetës së saj.

Ajo duket se po vazhdon jetën në Korenë e Veriut që nga muaji nëntori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat