Filmon veten live duke tërhequr një peshkaqen me motoskaf me shpejtësi të madhe

Ndryshe

Filmon veten live duke tërhequr një peshkaqen me motoskaf me shpejtësi të madhe

Më: 28 korrik 2017 Në ora: 08:24
Pamje nga videoja

Ky është momenti shokues kur një peshkatar ka tërhequr një peshkaqen pas motoskafit me një shpejtësi të lartë, ndërsa ai bëhej copash i pashpresë në ujë.

Motoskafi është i mbushur me burra që qeshin ndërsa shijonin atë që po i ndodhte peshkaqenit të lidhur me litar në bisht dhe përplasej në ujë. Peshkatari i pashpirt filmon të gjithë ngjarjen live.

“Shikoje, ai pothuajse ka ngordhur,”-thotë njëri prej tyre, ndrësa tregon kafshën e pambrojtur.

Video është postuar në Instagram nga peshkatari dhe gjuetari i peshkaqenëve Mark Quartiano, i njohur ndryshe si “Mark Shark”,  ndërsa pamjet i mori nga njëri prej burrave që ishte në motoskaf.

“Unë thjesht nuk mund ta besoja. Dikush më dërgon një video, që ndoshta është e paligjshme të një peshkaqeni që po torturohet. Kam punuar 40 vite dhe nuk kam parë kurrë një gjë të tillë më parë,”-shkruan Mark.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat