Tmerrohet kuksiani nga krijesa e çuditshme në lumë

Ndryshe

Tmerrohet kuksiani nga krijesa e çuditshme në lumë

Më: 29 korrik 2017 Në ora: 15:14
Pamje nga video

Një djalë nga Kukësi ka bërë një video ku duket një krijesë e çuditshme të cilën ai e ka filmuar, por nuk e ka idenë si ta përshkruajë.

Videoja është filmuar në lumë në Grykën e kanionit të Vanave dhe është më të vërtetë e pabesueshme.

Sipas informacionit që djali ka, krijesa futet në enët e trupit tonë dhe shkakton probleme me qarkullimin e gjakut.

Kështu e ka përshkuar krijesën e çuditshme djali nga Kukësi:

“Desha te ndaj dicka me ju. Nje gjallese e cuditshme qe as emrin nuk ia dimë. Videoja eshte bere sot ne lumin e quajtur “Gryka e Vanave” ne Kukes. Eshte nje krijese pak me e trashe se nje fije floku dhe e gjate rreth dy pellembe. Sipas gojedhenave eshte nje krijese e rrezikshme qe futet ne trup dhe shkakton probleme ne qarkullimin e gjakut, po shkencerisht nuk kam info as si quhet” (sic), ka shkruar ai.

Për më tepër shikojeni videon:

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat