Habiten italianët me rikthimin e ujqërve të cilët kanë munguar për më shumë se 100 vite

Ndryshe

Habiten italianët me rikthimin e ujqërve të cilët kanë munguar për më shumë se 100 vite

Më: 6 tetor 2017 Në ora: 16:40
Ujqerit

Ujqërit janë zbuluar në periferi të Romës për herë të parë në më shumë se njëqind vjet.

Grabitqarët u pa të kalonin nëpër Castel di Guido, pranë aeroportit Leonardo da Vinci, duke ecur pranë një autostrade me tre korsi, raporton “Daily Mail”.

Shkencëtarët kanë mirëpritur rikthimin e jashtëzakonshëm, duke pasur parasysh se simboli i qytetit përbëhet nga Romulus dhe Remus që i thithin sisën një ujkut.

Alessia De Lorenzis, një profesor i shkencave natyrore që po monitoron këtë fenomen të rrallë, tha për “The Telegraph”: “Kjo është hera e parë për më shumë se 100 vjet që ujqërit janë gjetur të cilët jetojnë afër Romës”.

Image

“Ne jemi shumë të kënaqur që ata janë kthyer”, shtoi ai.

Vrasjet e ujqërve u inkurajuan në vitin 1970 në Itali, gjë që e reduktoi numrin e tyre në vetëm 100.

Një vit më vonë këtyre specieve iu dha statusi i mbrojtur dhe tani numri i tyre vlerësohet të jetë midis 1,500 dhe 2,000.

Mendohet se ujqërit mbijetojnë duke u ushqyer me mishin e derrave të egër në alpet pranë një fshati të Parisit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat