Vogëlushja filloi ushtrimet alpike pa filluar të ecte, shtegun prej 20 metrash e kalon për katër minuta

Ndryshe

Vogëlushja filloi ushtrimet alpike pa filluar të ecte, shtegun prej 20 metrash e kalon për katër minuta

Më: 7 tetor 2017 Në ora: 12:17
Pamje nga video

Andie Torrealba Meriba dhe burri saj Giancarlo nga Adelaide e Australisë, e kanë mësuar të bijën Bella, që të ngjitet nëpër murin për ushtrime alpike, që kur kishte vetëm tetë muaj dhe nuk dinte të ecte.

Tani që ende nuk ka mbushur tre vjet, vogëlushja mund të kalojë shtegun prej 20 metrave, brenda katër minutave.

“Jam ngjitur në shkëmbinj kur isha shtatzënë dhe e ndërpreva vetëm disa ditë para se të kryeja lindjen” ka thënë Meriba lidhur me rastin.

Derisa shumë prindër nuk do t’i lejonin fëmijët të ngjiteshin në shkëmbinj, Bella e vogël ecë në pjesë thepisura që janë të larta mbi tre metra, pa pasur asnjë pajisje mbrojtëse.

Më poshtë mund të shihni hapat e saj të parë në ushtrimore, ndërsa mësohet se tani stërvitet nëpër terrene që shfrytëzohen nga të rriturit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat