Majmuni shpëton drerin nga gatopardi

Ndryshe

Majmuni shpëton drerin nga gatopardi

Më: 31 tetor 2017 Në ora: 11:29
Gatopardi dhe majmuni

Të gjithë e kemi parasysh që gatopardi është një kafshë shumë e shpejt.

Gatopardi njihet poashtu si kafshë shumë e fuqishme. Megjithatë, ndoshta nuk e keni ditur se edhe kjo kafshë i frikësohet tufës së majmunëve.

Në videon më poshtë, gatopardi fillon ta ndjekë drerin dhe më në fund e zë, duke e rrotulluar për tokë dhe duke e kafshuar në qafë që ta vrasë. Mirëpo, ja që viktimën deshti ta zë nën një pemë e cila ishte vend-qëndrim i tufës së majmunëve.

Menjëherë, njëri nga ta, siç duket në video është më i madhi, fillon ta ndjekë gatopardin, duke mos e lënë fare t’i afrohet drerit.

I frikësuar, gatopardi ikën ndërkaq majmuni kthehet tek tufa dhe mundohet që t’i ndihmojë drerit të ngritet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat