“Femrat me xhinse të grisura duhen përdhunuar, qoftë kjo vajza ime”

Ndryshe

“Femrat me xhinse të grisura duhen përdhunuar, qoftë kjo vajza ime”

Më: 3 nëntor 2017 Në ora: 17:31
Ilustrim

Çfarë deklarate!

Një avokat u shpreh në një televizion egjiptian se femrat që veshin xhinse të grisura, duhen përdhunuar.

“Është një detyrim kombëtar që të përdhunohen femrat me xhinse të grisura,” tha Nabih al-Wahsh gjatë një programi televiziv.

Prej kohësh po diskutohet nëse duhen ndaluar rroba të tilla si xhinset e grisura në vende publike.

Avokati konservator tha se kjo veshje është si një ftesë për ngacmim seksual.

Komentet e tij kanë shkaktuar shumë debat dhe zemërim në Egjipt.

Avokati ka mbrojtur qëndrimet e tij, duke thënë se kjo vlen edhe për vajzën e tij, nëse vesh të tilla rroba.

Një studim i fundit tregon se 83 përqind e femrave në këtë vend ose janë ngacmuar seksualisht ose janë përdhunuar.

46 përqind e tyre thonë se përballen çdo ditë me të tilla ngacmime seksuale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat