E tmerrshme, tetë vjeçarja vdes në natën e dasmës së saj

Ndryshe

E tmerrshme, tetë vjeçarja vdes në natën e dasmës së saj

Më: 4 nëntor 2017 Në ora: 16:19
Ilustrim

Një vajzë tetëvjeçare jemenase vdiq nga gjakderdhja e brendshme në natën e dasmës pasi u martua me një burrë pesë herë më të vjetër në moshë, një aktivist shoqëror dhe dy banorë vendas thanë që ky rast  ka shkaktuar një protestë të gjerë në media dhe rifilloi debatin për fëmijët që bëhen nuse.

Arwa Othman, kreu i Shtëpisë së Folklorit të Jemenit dhe një aktivist i të drejtave themelore të njeriut, tha se vajza e identifikuar me emrin Rawan, ishte e martuar me një 40 vjeçar në fund të javës së kaluar në qytetin Meedi në provincën Hajjah në pjesën veriperëndimore të Jemenit.

“Në natën e dasmës dhe pas marrëdhënies, ajo vuajti nga gjakderdhja dhe këputja e mitrës që shkaktoi vdekjen e saj”, tha Othman për Reuters.

“Ata e dërguan atë në një klinikë, por mjekët nuk mundën ta shpëtonin jetën e saj.”

Othman tha se autoritetet nuk kishin ndërmarrë ndonjë veprim kundër familjes së vajzës ose bashkëshortit të saj.

Një zyrtar lokal i sigurisë në qytetin provincial të Haradhit mohoi se një incident i tillë kishte ndodhur. Ai nuk donte të identifikohej sepse nuk ishte i autorizuar të fliste për shtypin.

Por dy banorë nga ky qytet të kontaktuar nga Reuters konfirmuan incidentin dhe thanë se shefat fisnorë vendas u përpoqën të mbulonin incidentin kur lajmi filloi të marrë dhenë, duke paralajmëruar një gazetar vendas që ta mbulonte tregimin.

Shumë familje të varfëra në Jemen i martojnë vajzat e reja për të kursyer mbi shpenzimet e rritjes së një fëmije dhe të fitojnë para shtesë nga dhuratat që i jepen vajzës.

Një raport i U.N lëshuar në janar zbuloi shkallën e varfërisë së vendit, duke thënë se 10 milion nga 24 milionë banorë që jetojnë në Jemen nuk kishin furnizime të mjaftueshme ushqimore dhe 13 milionë nuk kishin qasje në ujë të sigurt dhe higjienë bazë.

‘’Human Rights Watch’’ i kërkoi qeverisë së Jemenit në dhjetor të vitit 2011 të ndalonte martesat e vajzave nën moshën 18 vjeçare, duke paralajmëruar se fëmijët e privuar nga  arsimi dëmtojnë shëndetin e tyre mendor dhe fizik.

Duke cituar të dhënat e Kombeve të Bashkuara dhe të qeverisë, ‘’Human Rights Watch’’ tha se rreth 14 përqind e vajzave të Jemenit ishin martuar para moshës 15 vjecare dhe 52 përqind para moshës 18 vjeç. Grupi tha se shumë fëmijë të Jemenit do të largohen nga shkolla kur arrijnë pubertetin .

Diskutimet mbi këtë çështje u vendosën nga trazirat politike pas protestave kundër Presidentit Ali Abdullah Saleh në vitin 2011 që çuan në rrëzimin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat