Historia ndërmjet bosit dhe punëtores së tij që përfundoi me një të shkruar “ku**ë” në veturën e saj

Ndryshe

Historia ndërmjet bosit dhe punëtores së tij që përfundoi me një të shkruar “ku**ë” në veturën e saj

Më: 9 nëntor 2017 Në ora: 15:10
Pamje nga video

Këto pamje tronditëse tregojnë momentin kur ish-bosi i një gruaje u kap nga kamerat e sigurisë duke i shkruar fjalën “kurvë” në veturën e saj në një sulm të hidhur hakmarrës.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për Christopher Stanton, 59 vjeç, i cili është parë duke iu afruar veturës Volkswagen Golf para se të shkruante fjalën fyese nëpër dritaret automjetit.

E Suzanne Brogan, 49 vjeçe, nga Kettering, thuhet se mbeti e habitur kur zbuloi fyerjen në makinën e saj.

Çifti thuhet se punuan së bashku, për pesë vjet e gjysmë, kompani kjo e themeluar nga Stanton, në vitin 1989.

Por marrëdhëniet e tyre u përkeqësuan kur zonja Brogan u shkarkua papritmas.

jo nxori Stantonin në një gjykatë të punësimit duke pretenduar shkarkimin e padrejtë dhe iu dha 33,500 funte dëmshpërblim.

Ai më pas vandalizoi makinën e saj.

Ajo thuhet se e kuptoi se ishte ish shefi i saj pas shikimit të pamjeve dhe vërejtjes së ecjes së tij të veçantë, edhe pse ai kishte veshur një maskë. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat