Terrorizojnë me motoçikleta familjen e kafshëve që kanë edhe këlyshët e vegjël

Ndryshe

Terrorizojnë me motoçikleta familjen e kafshëve që kanë edhe këlyshët e vegjël

Më: 9 nëntor 2017 Në ora: 19:14
Pamje nga video

Zyrtarët qeveritarë në Gujarat të Indisë, janë vënë në kërkim të katër personave që ngisnin dy motoçikleta në një rezervat dhe terrorizonin kafshët që ndodheshin aty.

Ata qeshnin dhe mahiteshin, teksa kalonin me shpejtësi pranë familjes së luanëve, që kishin afër edhe këlyshët e vegjël.

Nuk dihet se si janë futur ata brenda, pasi të gjitha hyrjet janë te siguruara, ndërsa brenda futen vetëm grupet e organizuara, nën përcjelljen e shoqëruesve.

Meqenëse kafshët janë nën mbrojtjen e shtetit, shqetësimi dhe ngacmimi i tyre, dënohet edhe me burg disavjeçar. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat