Pendohen hajnat, kthejnë pas disa ditësh këlyshin e vjedhur - Bota Sot
Pendohen hajnat, kthejnë pas disa ditësh këlyshin e vjedhur

Ndryshe

Pendohen hajnat, kthejnë pas disa ditësh këlyshin e vjedhur

Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 16:25
Pendohen hajnat kthejne kelyshin qe e kishin marre

Vogëlushja Maia nga Melbourne i Australisë, është pikëlluar së tepërmi pasi hajnat i thyen shtëpinë dhe vodhën këlyshin e vogël.

Por, katërvjeçarja nuk mund të përmbahej nga gëzimi, kur qeni labrador që ka vetëm tetë javë, u shfaq në mënyrë misterioze para derës së shtëpisë, transmeton Telegrafi.

Meqenëse nuk është i aftë të bëjë rrugë të gjatë, besohet se atë e kanë kthyer prapa të njëjtit plaçkitës, që kishin vjedhur edhe një laptop, iPad dhe disa stoli ari.

Videoja e postuar më poshtë, tregon takimin emocionues mes vogëlushes dhe kafshës së shtëpisë, që i morën për një kohë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat