Reja në formë rrethi ngrit spekulime për aktivitet jashtëtokësorësh - Bota Sot
Reja në formë rrethi ngrit spekulime për aktivitet jashtëtokësorësh

Ndryshe

Reja në formë rrethi ngrit spekulime për aktivitet jashtëtokësorësh

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 07:10
Reja në formë rrethi

Banorët e Moskës së Rusisë mbetën të befasuar, me një re në formë rrethi që ngjante me pjatat fluturuese.

Fotografitë e shpërndara në internet, janë komentuar si aktivitet jashtëtokësorësh, ndërsa ka pasur edhe spekulime se mund të ketë edhe vizitorë prej ndonjë planeti tjetër.

“Nuk ka shpjegim tjetër, pos që ata po na vizitojnë dhe zbarkimi i alienëve në njërën prej këtyre ditëve është i pashmangshëm” ka shkruar një komentues.

Por, meteorologët kanë pasur shpjegim shumë më të thjeshtë dhe jo stresues.

Sipas ekspertëve, kjo është vetëm një re grumbulluese, që rastësisht ka marrë formën rrethore. Masive të tilla, krijohen kur është moti i freskët gjatë verës dhe mund të sjellin të reshura të lehta shiu. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...