Kandili më vdekjeprurës në botë - Bota Sot
Kandili më vdekjeprurës në botë

Ndryshe

Kandili më vdekjeprurës në botë

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 09:46
Tentakulat e këtij kandili janë 15 cm të gjatë gjatë notimit

Kandili i detit që merr çdo vit dhjetëra jetë njerëzish, i duhet vetëm një minutë për të vrarë prenë. Emri i tij është chironex fleckeri, dhe është një nga kafshët më helmuese në botë.

Para disa ditësh, viktima e radhës ishte një fëmijë që ndodhej me pushime me familjen në Filipine. Prekja nga medusa shkakton një reaksion të rëndë alergjik që shoqërohet me ndjenjë nxehtësie, spazma muskulare, paralizë në frymëmarrje dhe arrest kardiak brenda 2-3 minutash.

Tentakulat e këtij kandili janë 15 cm të gjatë gjatë notimit, por gjatë një kontakti ato arrijnë deri në 3 metra. Rrezikshmëria qëndron pikërisht tek këto tentakula, të cilat janë të mbuluar nga mijëra qeliza që lëshojnë helm.

Ky lloj kandili është i përhapur kryesisht në ujërat veriore të planetit, në Australi dhe në ujërat e Azisë Juglindore. Vitin e kaluar grenxa e detit shkaktoi vdekjen e 70 personave në botë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...