Gjendet mostrumi pa sy - Bota Sot
Gjendet mostrumi pa sy

Ndryshe

Gjendet mostrumi pa sy

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 18:10
Mostrumi pa sy

Në bregun lindor të Rusisë është gjetur një përbindësh i çuditshëm me qime që banorët lokalë i la të shokuar.

Krijesa ka një bisht të gjatë dhe është i mbuluar me lesh, dhe thuhet se është aq i madh sa tre burra dhe nuk ka kokë ose sy të dukshëm.

Banorët spekulojnë se ai është një specie e zhdukur që ka mbetur në thellësitë e detit.

Por, shkencëtarët mendojnë se bëhet fjalë për balenë.

Svetlana Dadenko, biologe ruse, e cila është dëshmitare kësaj ngjarjeje të pazakontë, thotë se  ishte e befasuar nga fakti se kafsha është me lesh.

“A është kjo ndonjë krijesë e lashtë? Shpresoj se shkencëtarët tanë do ta shpjegojnë këtë enigmë. Duket si një oktapod leshtor dhe është e çuditshme," tha ajo.

“Mendoj se është një pjesë e balenës. Nën ndikimin e detit, motit, balena shpesh merr forma të çuditshme. Kjo është vetëm një pjesë e balenës, jo e gjithë kafsha," tha biologu rus, Sergei Kornev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...