Art i rrezikshëm, vizitori bie në “vrimën” instalacion, në ekspozitë - Bota Sot
Art i rrezikshëm, vizitori bie në “vrimën” instalacion, në ekspozitë

Ndryshe

Art i rrezikshëm, vizitori bie në “vrimën” instalacion, në ekspozitë

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 17:48
vrimë e rrezkshme e ” instalacionit"

Një person ka përfunduar në spital pasi ka rënë në një nga instalacionet e artistit britanik Anish Kapoor, në muzeun Serralves në Porto.

Në mënyrë ironike, instalacioni quhet “Descent into Limbo (1992)”, “Rënie në harresë”, përbëhet nga një strukturë në formë kubike, me një vrimë në qendër të dyshemesë, rreth të cilës vizitorët mund të ecin.

Anët e vrimës janë të mbuluara me një pigment të zi për të dhënë përshtypjen e një hapësire të pafundme, por vetë gropa, fatmirësisht, është vetëm 2.5 metra e thellë.

Sidoqoftë, është goxha rënie, kjo edhe për shkak se është thuajse 1.5 herë më e thellë se sa gjatësia mesatare e një evropiani.

Vizitori, që mësohet se është një italian 60-vjeçar, është shtruar në spital pas rënies dhe sipas një zëdhënësi të muzeut Serralves, është i gatshëm tani të kthehet në shtëpi.

Vepra e artit, pavarësisht se i nënshtrohet një protokolli sigurie dhe ka shenja paralajmëruese pranë, përkohësisht është mbyllur deri sa muzeu të vlerësojë ngjarjen, por ka shpresa se mund të rihapet pas pak ditësh.

Ekspozita, pjesë e të cilës është edhe “Descent Into Limbo”, është pjesë e “Anish Kapoor: punë, mendime, eksperimente”.Ajo është e para ekspozitë e artistit në Portugali dhe do të qëndrojë e hapur deri më 6 janar 2019, por kujdes vrimën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...