Vogëlushja mëson se është birësuar në ditën e ditëlindjes së saj, reagimi emocionon - Bota Sot
Vogëlushja mëson se është birësuar në ditën e ditëlindjes së saj, reagimi emocionon

Ndryshe

Vogëlushja mëson se është birësuar në ditën e ditëlindjes së saj, reagimi emocionon

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 11:22
Pamje nga video

Ishte dita e ditëlindjes së saj, por as që e mendonte se do të merrte një dhuratë kaq të bukur.

Vogëlushja që shikoni në video hapi pakon e dhuratës dhe brenda saj lexoi disa rreshta, “Do më adoptojnë”. Fjalët më të bukura dhe aq shumë të pritura!

Ajo dhe vëllezërit e saj më të vegjël u dhanë për adoptim tek një familje amerikane nga Pennsylvania dhe dy prindërit e rinj vendosën të filmojnë momentin, në të cilën vogëlushes iu dha lajmi i gëzuar.

Reagimi i vogëlushes ishte i papërmbajtshëm, pasi ajo shpërtheu në lot gëzimi.

Pamjet të cilat noa.al i sjell më poshtë, u përhapën me shpejtësi të madhe në rrjetet sociale.

“Kjo është video më e bukur që unë kam ndarë ndonjëherë. Kjo është dita në të cilën i thamë vajzës sonë se do e adoptonim bashkë me vëllanë dhe motrën e saj më të vogël. Ishte lutur shumë që të adoptohej dhe pritëm ditëlindjen e saj për ti thënë gjithçka”, shkroi nëna birësuese Paige Zezulka, pasi publikoi videon.

Ajo shton se tre fëmijët kanë qëndruar për tre vjet në kujdestari, ndërsa inkurajon personat e tjerë që të adoptojnë fëmijë apo grupe vëllezërish të së njëjtës familje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...