Po shkon me studime, apo me pushime? - Bota Sot
Po shkon me studime, apo me pushime?

Ndryshe

Po shkon me studime, apo me pushime?

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 13:50
Universiteti St. Andrews

Vajza e një miliarderi indian kërkon të punësojë një staf prej 12 vetash për ta ndihmuar gjatë jetës së saj si student në universitetin e St. Andrews në Skoci, i njëjti universitet ku kanë studiuar princi William dhe dukesha Kate Middleton.

Në kërkesën online thuhet se kërkohet një shërbëtore, një ndihmëse personale, kuzhinier privat, tre këmbësore, tre shërbëtore për ushqimin, një shofer dhe një menaxher shtëpie. Gjithashtu dhe një kopshtar që do të kujdeset për kopshtin e vilës ku do të qëndrojë studentja.

Njoftimi është postuar më herët nga agjencia Silver Swan duke postuar pozicionet e ndryshme që kërkohen.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera