Blen kutinë dhe brenda gjen 7.5 mln dollarë, bie në dilemën ‘t’i kthejë apo të mos i kthejë’ - Bota Sot
Blen kutinë dhe brenda gjen 7.5 mln dollarë, bie në dilemën ‘t’i kthejë apo të mos i kthejë’

Ndryshe

Blen kutinë dhe brenda gjen 7.5 mln dollarë, bie në dilemën ‘t’i kthejë apo të mos i kthejë’

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 08:12
Blen kutinë dhe brenda gjen 7.5 mln dollarë

Një personi i ka ndodhur të vihet në dilemë në jetën reale. T’i kthejë apo të mos i kthejë 7.5 milionë dollarë që i gjeti në një kuti misterioze që e bleu për 500 dollarë?

Në SHBA, ata që nuk kanë vend të mbajnë gjëra në shtëpi, shpesh marrin me qira depo që janë enkas për këtë punë. Dhe kur depot ndërrojnë pronar, personi që ka ikur mund të ketë harruar ndonjë gjë.

Në këtë rast, depoja (storage unit) u pagua nga një çift për 500 dollarë. Ata gjetën brenda një kasafortë. Nuk është gjë anormale, sepse shpesh depot merren dhe për të ruajtur gjëra me vlerë. Por kjo kasafortë ishte e mbyllur.

Image

Kështu që çifti pagoi dikë që ta hapte, por nuk e hapi dot. Pastaj morën një specialist të dytë, dhe ky arriti ta hapë. Brenda gjetën plot 7.5 milionë dollarë.

Po sigurisht që nuk u shkoi gjithçka siç donin, sepse u kontaktuan menjëherë nga pronari i mëparshëm i depos. Pas shumë diskutimesh, pronari i 7.5 milionëve ofroi t’u linte 600 mijë dollarë, nëse ua kthenin të tjerat. Negociatat vazhduan derisa shuma shkoi 1.2 milionë dollarë.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...