Përsëri e njëjta këngë: Liderët e PD-së duan revoltë popullore

Opinione

Përsëri e njëjta këngë: Liderët e PD-së duan revoltë popullore

Nga: Spartak Ngjela Më: 20 janar 2019 Në ora: 12:20
Spartak Ngjela

Përse?
Kundër kryeministrit aktual. 
Për çfarë? Për asnjë propozim.
Po pse duhet realisht revolta?
Për të sjellë destabilizim.
Po destabilizimin e Shqipërisë përse e duan?
Ashtu sikurse edhe përpara një viti: për të shpëtuar gjënë e vjedhur.
A mund të shpjegohet më qartë kjo?
Shumë e thjeshtë: të shkatërrohet Shqipëria nga një luftë e brendshme anarkike, që këta të korruptuar që tani janë kapur dhe do të jenë pas një muaji subjekte të Prokurorisë së Posaçme, të largohen lirshëm nga Shqipëria me gjënë e vjedhur në korrupsion. 
Po Rama?
Edhe ky këtë po kërkon dhe kuptohet se ka shpresë te këta. Bashkë janë, dhe këtë e kanë përpjekjen e fundit.
Ku dallohet ky projekt destabilizues i përbashkët Rama - Berisha?
Është shumë e thjeshtë për t'u kuptuar: Si mund të ngresh një shumësi personash ti pa iu thënë atyre se çfarë do të fitojnë me revoltën e tyre, dhe çfarë do të fitojë shoqëria në përgjithësi? Asgjë. Asnjë propozim. 
Po si e mendojnë revoltën?
Kanë shpresë që në destabilizimin e Shqipërisë do marrë pjesë edhe policia e shtetit.
Po a mund të ndodhë kjo?
Si ëndërra e gomarit më duket, por gjithsesi Berisha e kompani e shpresojnë, se Rama ka rikthyer në polici drejtorët e Berishës të pushuar në këta dy vjetët e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat