Parlamenti i Shqipërisë –turp publik

Opinione

Parlamenti i Shqipërisë –turp publik

Nga: Skënder S.Kapiti Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 12:10
Skënder S.Kapiti

Kushdo që  e ka parë  dhe dëgjuar seancën parlementare të Parlamentit të Shqipërisë të dt. 31 Janar 2019, në të cilën kulmoi egoizmi dhe histerizmi i një banaliteti , i një antuikulture dhe i një antiqytetarie të paprecedentë.Ai të jep imazhin  si një tribunë  sharjesh, ofezash e  akuzash të ndersjellta me fjalorin më banal , me një antikulturë arkaike e denjë as për kope shtazësh. Aq banalitet të rëndë  deklaruan dhe promovuan deputetët e pushtetaret, Kryeministri dhe ishKryeministri atë ditë sa që unë nuk po  permend as emrat e tyre dhe as nuk po i  citoj fjalët dhe fjalorin harbut të përdorur prej tyre pasi nuk dua që ta ndyej me to  shkrimin tim.  

Në këtë seancë , por që nuk është rast i vetëm pasi një gjë e tillë është bërë modë dhe normalitet sjelljeje për deputetët shqiptarë,  atë ditë  zhvillimet në Pralamentin shqiptar kulmuan  si një turp i madh kombëtar , pikërisht në Parlamentin e Shqipërisë, në atë institucion i cili duhet të  rrezatojë dinjitet, përgjegjshmëri, drejtësi, modesti, moralitet, humanitet dhe kulturë e edukatë morali, ligjshmërie dhe patriotike; parlamenti i cili duhet ta drejtojë politikën, ligjin , kushtetutën dhe prej të cilit del pushteti, qeverisja , sistemi dhe drejtësia.

Parlamenti duhet të jetë Tempulli dhe modeli më i mirë i mbushur me burrështetasit më të mirë të zgjedhur nga populli për t’i shërbyer atdheut, shtetit dhe shoqërisë.

Por realisht parlamenti shqiptar është i mbushur  me jo pak  hajdutë, me halabakë, trafikantë e me asish me rekorde kriminale; mbushur me jo pak me injorantë e bashibuzukë dhe është Tempulli i Turpit pasi: prej sjelljeve, dhe prej deficiteve të mëdha të kapaciteteve intelektuale, kulturore, patriotike të  deputeteve me  të cilit habitet jo vetem opinion publik  brëndshëm i cili ka bërë mëkatin pse ai  ka votuar të tillët ,   por habitet edhe opinion demokratik e politik ndërkombëtar.

Prej të tillëve të zgjedhurish e të votuarish qeverisen dhe sundohen shqiptarët,edhe në këto  tridhjetë viteve tranzicion.

Si është dhe si funksionon parlamenti dhe si është qeverisja, pushteti e politika ashtu është katandisur edhe shoqëria sepse si funksionon , si sillet e si vepron politika dhe pushteti ashtu bëhet edhe shoqëria. Krimi , korrupsioni, tradhëtia, hajdutëria, konfliktet, banalitetet dhe droga  këto janë kulturë dhe vese të politikës e të pushtetit, të drejtesisë,e të administratës. Këto  pastaj infektojnë edhe shoqërinë, dhe në një gjëndje të tillë ku bie shteti dhe shoqëria: e mira, njerëzorja, e moralshnja, e duhura, patriotizmi dhe intelektualizmi e kanë shumë të vështirë për të dalë , për tu dukur e jo më  për të triumfuar; dhe kurrë në një realitet të tillë ato nuk zënë vëndin që u takon; kurrë ato e të ngjiten lart ku ato duhet dhe që e meritojnë.

Shqiptarët  nuk duhet të rrië e të dëgjojnë por duhet të veprojnë dhe  të reagojnë sepse prej këtyre politikanëve të tillë: shteti, kombi, drejtësia, demokracia, zhvillimi ,progresi e integrimi , të gjitha këto janë kapur dhe po mbahen peng prej këtyre paloharbuto politikanësh. E gjithë historia parlamentare e këtij tranzicioni është e mbushur me pjella dhe monstra të tilla deputetësh që u dëgjuan edhe në atë seancë turpesh e skandalesh të 31 Janarit 2019, dhe ka ardhur koha që duhet patjetër një VETTING ndëshkues popullor të ashpër me votë , që t’i jepet fund delegimit në parlament  të këtij soji e sorollopi deputetësh.

Demokracia në Shqipëri si një demokraci e rrallë në llojin e vet, ligji i saj ka mundësuar që deputetët e kësisoji t’i zgjdhin kryetarët  e t’i përzgjedh elita politike servile rreth tyre   dhe populli vetëm sa duhet t’i votojë këta të tillët që e kanë mbushur parlamentin, qeverinë , bashkinë ,drejtësinë dhe administratën.

Politika shqiptare është një epidemi e cila e ka infektuar dhe paralizuar demokracinë dhe shtetin , pasi  demokracinë e ka pronësuar një pakicë harbutësh e hajdutësh, kriminelësh e zullumqarësh që nuk njohin asnjë lloj kodi e morali, as ligj, as Kushtetutë që nuk kanë asnjë lloj ndjesie e përgjegjshmërie humane, shpirtërore e morale. Kjo elitë politike duhet dëbuar nga politika dhe  nga pushteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat