Letër Ramush Haradinajt: Marrëveshja është po aq kriminale, edhe korruptive

Opinione

Letër Ramush Haradinajt: Marrëveshja është po aq kriminale, edhe korruptive

Nga: Arton Muhaxheri Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 23:39
Ramush Haradinaj

Zotëri Kryeminister, siç e dini ne kemi disa ditë që po mbledhim nënshkrime lidhur me ndalimin e ndërtimit të hidrocentraleve mbi lumin bistrica nga burimi e deri në bashkim me drinin e bardhë.

Deklarata e juaj e sotme është e mirëpritur, por, duam t’ua kujtojmë se institucionet marrin vendime, ne kete rast vendimi i ministrise nuk e shfuqizon vendimin për ndërtimin e hidrocentraleve.

Vendimet e marra per ndertimin e hidrocentralit pronarin real të secilës e dini edhe ju, vendimin dhe marrëveshjen e nënshkruar fshehurazi nga opinioni dhe pa pelqimin e qytetareve e ka bere dikush, ajo nuk ka është bërë nga njerëz të padukshëm.

Këto dy marrëveshje sa janë kriminale kundër natyres dhe ambientit në përgjithesi po aq janë kriminale sepse janë korruptive e te bëra nga një grup njerëzish për të cilet ju i keni të ditur. Prandaj, ju duhet ti shfuqizoni këto vendime me vendim Qeverie, po ashtu me vendim qeverie ju duhet ti kerkoni Kuvendit Komunal shfuqizimin e vendimit korruptiv të miratuar nga Kuvendi Komunal( ne kohen kur Ali Berisha ka qenë Kryetar), të obligoni grupin e asamblisteve të AAK -së ne Kuvendin Komunal të Pejës që ta votojnë shfuqizimin e vendimit për ndertimin e hidrocentraleve.

Gjithashtu ju sugjeroj që ta inkurajoni Prokurorinë e përgjitheshme që të hetoj disa nga protagonistet që janë të involvuar drejtëpërsëdrejti në këtë projekt.

Besoj që jeni dakord që firmen e përgaditur për ta marre tenderin, 10 perqindeshat dhe grupi i 30 perqindeshit duhet te japin llogari per tentim atentati mbi bukurinë e rrallë të Kosoves dhe të Pejes.

Gjithashtu Zoti Kryeminister të preferoj që zonen e grykes së bistrices dhe rrjedhen e lumit te shpallni një pasuri të mbrojtur me ligj.

Monumente të mbrojtura me ligj duhet ta shpallni edhe Burimin e Drinit të Bardhe, Ujvaren e Drinit të Bardhe, Shpellat mbi Burimin e Drinit te Bardhe, dhe rrjedhen e lumit Drini i Bardhë deri të ura e Duboves së madhe.

Ky eshte obligim i yni dhe i juaji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat