Kosovë, çka do të ndodhte me ty po mos të ishin Ambasadorët e shteteve mike?!

Opinione

Kosovë, çka do të ndodhte me ty po mos të ishin Ambasadorët e shteteve mike?!

Nga: Hafiz Shala Më: 30 mars 2019 Në ora: 10:28
Hafiz Shala

Barinjtë injorantë në postet shtetërore, le që nuk ja dinë hallin vetit së përpos që janë kërkushi, janë edhe hajdutë, që më nepotizëm e korrupsion e  mbajnë pushtetin duke punësuar familjarë, farefis dhe bashkëpartiak të cilëve kur ju tërhiqet vërejtja publike për këto keqpërdorime, kërcejnë si zorra në prush sepse e vërteta dhëmbë dhe, ata janë përgjegjësit kryesor. E kur ju kërkohet të luftohen këto dukuri, të gjithë më oratorikë bajate e gënjeshtare zotohen së këtë do ta bëjnë dhe janë duke e luftuar. Po si, kur këta janë kampion të këtyre dukurive  në njërën anë dhe në anën tjetër drejtësia është shumë fort e kapur nga shteti që absolutisht këto dukuri këta udhëheqës kurrë nuk janë në gjendje që ta luftojnë. Si ta luftojnë kur këta janë të përfshirë që do të thotë, së pari këta duhet larguar për tu hapë rrugë organeve të drejtësisë  që të veprojnë në mënyrë të pavarur dhe të papenguar dhe të pa kërcënuar. Pra, këta janë varrosës së  Republikës së krijuar më gjakun e popullit i cili kushedi për të satën herë po përgjakët që ma në fund ta ketë lirinë nga pushtuesi e dhunuesi shekullor Serbia e tani, fatkeqësisht duhet të çlirohen nga banditët që sundojnë mbi  popullin përmes  pushtetit duke e i sjellë në gjendje të mjeruar ekonomike si pasojë e largimeve masovike nga vendi, posaçërisht të rinjtë të cilët nuk shohin kurrfarë perspektive.

Këta, në krye të institucioneve përfshirë  koalicionin  PANA, nuk dinë, nuk pyesin e as që dëgjojnë bile miqtë tanë të cilët për të satën herë e nxorën  Kosovën dhe po e mbajnë gjallë  nga futja nën kthetrat e armiqve tanë Rusi e Serbi në bashkëveprim më mercenarët dhe spiunët e tyre të tipit të Presidentit Thaçi, Kryeministrit Edi Rama,  më veprimtarin dhe koordinatorin  Baton Stanishiqin (tani emri i tij i 

rëndomtë i cili asnjëherë nuk dha shpjegim për këtë) në mes të Vuçiqit, Putinit dhe përkrahësve të tyre nga Partia Demokratike e Kosovës nga e cila lindi dhe u rrit anti-kosovari i përbetuar më Klanin” Pronto” i pari I shtetit i cili gjatë gjithë kohës së qëndrimit të tij në poste të ndryshme, ja gërreu dheun ndër këmbë Kosovës.

Mosrespektimi, fyerjet dhe refuzimi i  kërkesave të shpeshta të përfaqësuesve diplomatik të cilët janë treguar miq dhe dashamirë të shtetit respektivisht popullit të Kosovës, sot, nga qeveritarët, ministrat dhe bira e fundit e kavallit e pushtetit, e ngrehin bishtin e ngordhur ndaj dashamirëve.

Kosova, fatkeqësisht nuk ka udhëheqësi intelektuale, të denjë, serioze dhe të kualifikuar më u marrë me punët shtetërore si një shtet normal që funksionon më rregulla dhe protokolle shtetërore, më takime dhe biseda serioze të mirëpërgatitura nga kuadrot e profileve të nevojshme dhe transparente ndaj popullit të cilit janë  përgjegjës

Këta, erdhën në pushtet si “çlirimtarë” dhe më ketë devizë përmes metodave dhe forma ma absurde, “fituan votat” e popullit  përmes vjedhjeve industriale dhe premtimeve të parealizueshme por, edhe me vepra kriminale duke likuiduar oponentët të merituar sipas intelektit, atdhetarizmit dhe përkushtimit në mbrojtje të Kosovës më pjesëmarrjen  e drejtpërdrejtë në betejat e hapura e jo nëpër hotele luksoze duke thur dhe përgatitur atentate, vrasje më motive politike dhe prita ndaj djemve më të mirë të kombit. Këta, kurrë nuk kanë mundur të pajtohet se dikush tjetër ka qenë më meritor për të ardhur në pushtet. Ngritja e Gjykatës Speciale ndaj krimeve që fatkeqësisht ishte më e padrejtë historike, këta, më në fund e sollën vet. E sollën sepse askush nuk donte që të hulumtohen krimet eventuale të cilat kanë mundë të ndodhin dhe këto hetime t’i bëjë gjykata vendore. Por, për tu dukur më “të sigurt” gjoja për mosekzistimin e krimeve dhe për tu dukur të mirë ndaj ndërkombëtarëve, këta ju  vërsulën Parlamentit më të gjitha presionet ndaj deputetëve, të aprovohet formimi I një gjykate ndërkombëtare që dorën në zëmër ua ka futur frikën në palcë dhe sillen sikur në qen të shokuar apo hipnotizuar.

Ambasadori i SHBA-ve zoti Philip S. Cosnett u takua më përfaqësuesit e Listës serbe, respektivisht me serbët e veriut në një lokal të thjeshtë.

Amerikanët, si në jetën private edhe atë politike, janë të thjeshtë (zakonisht njerëzit e mëdhenj janë të thjeshtë) dhe gjetën kohë për tu takuar dhe biseduar në veri të Mitrovicës më serbët.

Shtrohet pyetja: sa herë udhëheqja e Kosovës ka biseduar më komunitetin serb në veri duke i konsideruar si qytetarë të Kosovës, prej asaj kohe kur Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli ja dorëzuan veriun KFOR-it francez përmes shefit të shërbimit sekret Arnaud Denian, dhe njëheriësh shef i Hashim Thaçit si pjesë e atij shërbimi.

Ata, ju premtuan asaj turme të tubuar njerëzish që donin  ta  kalonin urën e Ibrit që të shkojnë në shtëpitë, banesat dhe trojet e tyre.

U premtuan së kjo  do të zgjidhët  shumë shpejtë pra pas 20 viteve shpresë, zhgënjim, mjerim, vuajtje dhe migrim në qytetin e tyre në pjesën jugore, thjeshtë  refugjat, asgjë tjetër. Ende, situata jo është vetëm e njëjtë por e përkeqësuar tej mase.

Presidenti i cili më lejen e Vuçiqit më përcjellje të eskortës speciale policore, shkoi “të shëtitet” me barkë në liqenin e Ujmanit kur në të njëjtën  ditë zhvilloheshin demonstrata më masovike pas çlirimit të Kosovës dedikuar atij për veprimtarin kundër interesave të Kosovës dhe rrezikimit të sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Republikës i cili më biseda  të fshehta të paautorizuara nga Parlamenti, po i  përgatit Kosovës zbatimin e ideve të Serbisë, ndarjen e Kosovës më ndryshimin e kufijve të përcaktuat më rastin e pavarësisë së Kosovës më 2008 më të cilët edhe u njoh Kosova deri tani  nga 116 shtete nëse nuk kanë ndodhë tërheqje në ndërkohë si rezultat i angazhimit diplomatik të Serbisë kundrejt ministrisë amorfe të Kosovës e cila kurrsesi nuk po mund ta gjejë veten.

Sjellën sikur fëmijët e jo si burrështetasish më qëndrime të vendosura në mënyrë unanime për çështjet shtetërore.

Këta, fatkeqësisht sikur dikush duhet t’i marrë përdore dhe të ju tregojë së si duhet të sillën, çfarë të ndërmarrin dhe si të veprojnë në situata e ndërlikuara politike ekonomike e shoqërore.

U mungon mosdija, guximi sepse që të jesh i guximshëm duhet më qenë i dijshëm dhe i vendosur. Këta, gjitëhnjë presin që ambasadorët e shteteve mika të ua hapin rrugën, të ua kryejnë punët e tyre  shtetërore në aspektin e kahjeve dhe drejtimeve, e këta ta marrin  kredinë  për “suksesin” të cilëve vërtetë nuk ju takon.

Veriu, ka mbetur nën manipulimin e Serbisë por jashtë kontrollit të shtetit të Kosovës.

Pse nuk shkohet të bisedohet shtruar më serbët e veriut dhe tu thuhet së ata janë shtetas  të Republikës së Kosovës dhe ky është shteti I tyre nëse duan të jetojnë  dhe ata duhet të kyçen në të gjitha organet që ju takojnë si minoritet  sipas Kushtetutës dhe ligjeve ani pse vërtetë janë shumë të privilegjuar bile si shembull i veçantë jo vetëm në Evropë. Por, për të biseduar më ta, duhet dituri, guxim dhe vendosmëri dhe tu jepet shansi për një dialog të hapur dhe konstruktiv. Sepse, ata, duke e parë mosinteresimin, mosangazhimin e pushtetarëve të Kosovës sigurisht që do të zgjedhin alternativa më të dëmshme për ta dhe Kosovën.

Shtrohet pyetja: a kanë guxim që këta udhëheqës të ballafaqohen më ta nëse nuk janë të përzier në kontrabandë të gjitha format dhe biznese të pista. Ata, po ua ngrite zërin, do t’ua thonë të vërtetën e ajo nuk ju shkon për shtati sepse janë të zhytur. E kur je i  zhytur, era është e rëndë dhe ndihet nga larg.

Ta ofendosh ambasadorin  zviceran siç bëri ministri i Qeverisë  Haradinaj, Pal Lekaj,  është skandal diplomatik për ma tepër të një vendi mik dhe përkrahës në të gjitha format e ndihmave. Por, bukëpërmbyesit nuk kanë nderë as moral, plus as kur janë edhe hajdutë e të korruptuar jashtë të gjitha normave dhe ligjeve.

Ambasadoret Cosnnet e O’Connell, duke mos përjashtuar edhe ambasadorët tjerë si i  Gjermanisë janë Italisë e tjerë, ndër ambasadorët të cilët duhet të jenë ndër më të respektuarit sepse shpeshherë na u gjetën dhe po na gjenden në raste  më të ndjeshme politike të cilat po mos t’i amortizonin më njohurinë, qetësinë dhe sensin diplomatik, jo që nuk donte kishim njohje të reja por edhe do t’i humbasim edhe këto që i kemi. Mosmirënjohja, është veti e prapambetur  të cilën si komb nuk e kemi trashëguar. Mikut, 

gjithmonë ja kemi dhënë hakun dhe i kemi qenë mirënjohës  gjithnjë duke mos ja harruar dhe duke u kujdesur që në çdo mënyrë të ja kthejmë më të mirë.

Populli thotë : ai që nuk ka të mira, nuk mundet t’i kthejë sepse i mungojnë”. E këta, vërtetë nuk i kanë këto veti.

Por, populli nuk i takon  këtij sifati të këtyre njerëzve. Ata, e dinë dhe e vlerësojnë të mirën dhe nuk e harrojnë. Pra, dallimi në mes udhëheqjes dhe popullit është shumë i madh, prandaj jam shumë i  bindur se miqtë tanë janë të vetëdijshëm dhe ata këtë angazhim e bëjnë për popull e jo për udhëheqësi.

Prandaj populli sa ma shpejtë duhet të distancohet nga këto sjellje e veti me largimin apo, më së paku më mosdhënien e votës në zgjedhje të ardhshme kurdo që ato të mbahen më shpresë sa më herët që Kosova definitivisht të çlirohet edhe nga kjo kastë politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat