Ata kishin ndërruar kodin e bisedës me ne!

Opinione

Ata kishin ndërruar kodin e bisedës me ne!

Nga: Milazim Maraj Më: 3 prill 2019 Në ora: 09:36
Milazim Maraj

Dita e premte 9 prill 1999 është ditëlindja juaj e dytë është dita e pavdekësisë tuaj! Ju hoqët kufirin që lahej më gjak shqiptari nga të dy anët! Më gjakun tuaj pastruat gabimet që i ka bërë politika shqiptare dhe ndërkombëtare para në shekulli.

Në notesin tim shënova 30. mars 1999 Papaj. Mbledhja e shtabit të GO-3. Kjo mbledhje mbahej në mbrëmje raportonin për detyrat që i kishim kryer dhe merrnim urdhëratë për ditën në vijim. Kisha marr urdhër që bashkë më disa ushtarë ta bëja të rregulloja rrugën Papaj- Padesh që të behej e kalueshme për traktor dhe kamion. dispozicion kishim një kamion prodhim kinez i cili harxhonte benzinë. Filluam meremetimin e rrugës nga Qafa e Tërzhnjevës në drejtim të Padeshit. Ushtaret: Bashkim Jasiqi, Ramiz Krasniqi, Rifat Qela, Shkëlzen Shehu, Abush Loku, Fatmir Jasiqi, Mehdi Zeqiraj, Muharrem Maraj, Xhevdet Fetahaj. Punonin më përkushtim dhe të heshtur i vetmi që plotësonte këtë qetësi me humor plot motiv për punë, ishte Ramiz Krasniqi dikush këtu është i fejuar, jo vëlla mua ende nuk m’u ka martuar vjerra. Ai më barsoletat dhe mahit e tij i shkrinte në gaz të gjithë. Ishte i shkëlqyeshëm krijonte atmosferë pozitive në këtë aktivitet. Mblidhnim gurë dhe i ngarkonin në kamion. Pastaj i shkarkonim në vende të caktuara duke mbushur përroskat që e kishin prishur rrugën nga të reshurat e shpeshta.

Arritëm afër Varrezave të Padeshit. Bashkimi mu drejtua: Të pushojmë pak komandant. Po i thash tani veç se e përfunduam. Nga varrezat e Padeshit ishte borë, nuk bënte punë kamioni as kuajt. Deri këtu sillnim material për luftë më kamion e më kuaj dhe më vonë më traktorë. Nga varrezat e deri në Padesh materialin e bartnim më saja motorike. Atje na prisnin ,Salih Çekaj Agim Ramadani, Xajë Qela, Qamil Jasiqi, Musë Gjakova, etj. Të gjithë u tubuan bashkë dhe po flisnin, por fjalën kryesore e mbante Ramizi. Ai u pëlqente të gjithëve, nuk hidhëroheshin edhe kur i ngacmonte. Rifati ishte veçuar pak. Kishte ndez një cigare. Më beri përshtypje pse ishte aty vetëm. Ka ndonjë problem ky?, ka marrë ndonjë lajm të keq nga familja?Është gjë i sëmur? Të gjitha këto pyetje ia bëra vetes deri sa po i afrohesha. Hej trim, pse je kaç i heshtur? Pse nuk po ofrohesh pranë të tjerëve? Nuk lejojnë rregullat ushtarake të tubohemi në një vend, tha sikur për të më zëntë ngushtë dhe qeshi. Ishte një djalë shumë i mirë,i qetë dhe fjalë pak, kishte ardhur nga Gjermania enkas për luftë. Tani e përfunduam, po pushojmë pak dhe do të kthehemi në Papaj i thash.

Kur ke fol me familje e pyeta si më dilemë. Ishte nga Skenderaj droja së mos ka dëgjuar ndonjë gjë të rëndë për familjen. Kamë fol para dy dite më të fejuarën time. Jam fejuar dy jave para së ti vija këtu. Do të martohemi po sa të përfundoj lufta. A do me më thirr në dasmë, po tha po ta jap fjalën. Nusja jote do të jetë krenare për burrin luftëtarë të lirisë, kjo mundësi nuk i vjen çdo kujt. Po ashtu është tha më krenari Rifat Qela. Kamioni nuk po ndezte. Fatmiri dhe Abushi Loku. Abushi ishte automekanik, po provonin, do ta provojmë në shtyrje than, por tereni ishte shumë i pa përshtatshëm , më në fund ndezi. U kthyem në Qendër duke kënduar këngë lufte më plot optimizëm dhe hare. Më këta ushtarë të stërvitur dhe të përcaktuar për lirinë e Kosovës, do na kishin zili edhe ushtritë më traditë për luftë. Vlerësoja afërsinë e tyre, respektin për njeri tjetrin armen dhe për komandën, asnjeri nuk e largojë pushkën nga trupi deri sa punonin, pushka nuk guxon të jetë më larg se sa ta mbërrin dora iu përkujtonte Bashkimi, ishin si një trup i vetëm, plot vullnet për punë dhe për luftë. Ishin këta shpresa e Atdheut dhe popullit shqiptarë të Kosovës mendoja me vete. Uroj që ta gëzojnë Kosovën e Lirë; uroja pa fol fare. Është luftë dhe lufta përbehet nga të pa priturat e këto rrallë janë të këndshme.

Zëri i Isës më nxori nga këto kujtime. A te ndalemi pak komandant deri sa të pushojnë granatimet: Jo, jepi i thash duhet të kthehemi dhe të i marrim edhe dy të plagosurit Bujar Malokun dhe Smajl Avdylin. makinë ishim tani gjashtë. Por flisnim vetëm unë dhe Isa. Bashkimi Jasiqi, Ramizi Krasniqi, Rifati Qela dhe Abushi Loku, nuk flisnin. Ata kishin ndërruar kodin e bisedës më ne. I takonin pavdekësisë. Tani në kokë më silleshin copëza të bisedave të tyre. Pushka në luftë nuk lihet më larg së sa ta mbërrin dora. Jam fejuar dy javë para së të vija këtu. Do të martohem posa të mbaroj lufta. Mua ende nuk mu ka martuar vjehrra. Nuk lejojnë rregullat ushtarake të tubohemi. Uroj që ta gëzojnë Kosovën e Lirë. Sa më mungonin tani fjalët dhe mahitë e tyre; u ktheva dhe i pashë fytyrat e tyre që ndriçonin. Desha t’u them pse jeni hidhëruar më mua bukurosha por fjala më ngeli në grykë. Arritem në spitalin e Bajram Currit tha Isa. Ju tani e çliruat Kosovën, tani u martuat, nusja juaj quhet liri, vepra e juaj quhet Kosova e Lirë. Dita e premte 9 prill 1999 është ditëlindja juaj e dytë. Dita e PAVDEKËSISË tuaj. këtë datë ju u lindet për herë të dytë. U lindet, Dëshmorë të Kosovës së Lirë. Më gjakun tuaj pastruat gabimet që i ka bërë politika shqiptare dhe ndërkombëtare para në shekulli. Ju hoqët kufirin që lahej më gjak shqiptari nga të dy anët. Lavdi veprës tuaj kapitale. Ju jetoni në kujtimet dhe zemrat tona. Lavdi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat