Erdogani, aleati i ri i Rusisë

Opinione

Erdogani, aleati i ri i Rusisë

Hajro Limaj  Nga Hajro Limaj Më 13 prill 2019 Në ora: 14:33
Hajro Limaj

Mosmarrëveshjet e rëndësishme që përjetohen vitet e fundit midis Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës po thellohen çdo ditë e më shumë. Aktualisht Amerika ka rritur shumë presionin për tu tërhequr Turqia nga blerja e raketave të mbrojtjes ajrore S-400 nga Rusia. Ditët e fundit për këtë problem u ritakuan dy ministrat e jashtëm ; Pompeo i Amerikës me Çavusoglun e Turqisë.

Në sqarimet që bëri Çavusoglu në televizionin NTV ,mbas këtij takimi se përse ishin të detyruar të blinin raketat ruse “S-400’, shtoi se nuk kishin garanci edhe nga blerja e raketave amerikane Patriot .Nëse ShBA na shet raketat patriot edhe ato do ti marrim, nëse nuk na i shet do të marrim kompletin e dyte të raketave ruse S-400 ose një sistem tjetër të mbrojtjes ajrore. Pra Turqia edhe po ti shesi amerika raketat Patriot nuk tërhiqet nga blerja e raketave ruse.

Për amerikanët problem më i rëndësishëm pikërisht ky është, Rusia. Amerikanët pyesin , “E rëndësishme këtu është se ku do të shkojë strategjikisht Turqia. Partneritet Turqia do të bëjë me SHBA-në, apo me Rusinë ?. Rusia është vendi që orienton sabotimin e sistemit ndërkombëtar .Ekspozon qëndrim agresiv.”

Prandaj ,veçanërisht muajt e fundit, Amerika ka deklaruar hapur kundërshtitë e saj për thellimin e bashkëpunimit të Turqisë me Rusinë, politikë e cila ka ideator dhe zbatues presidentin Erdogan. Turqia ashtu siç është larguar plotësisht nga bashkëpunimi real me Bashkimin Europian dhe BE I ka mbyllur të gjitha portat dhe dritaret e anëtarësimit, ashtu po zbaton edhe politikat e largimit dhe distancimit nga NATO, ku ka qenë një nga anëtarët më besnike të NATO-s gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë.

Pentagoni ka paralajmëruar "pasoja të rënda" për marrëdhëniet ushtarake mes Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë, nëse Ankaraja do të blejë një sistem rus raketash tokë-ajër (S 400). Për pasojë Turqia do të humbas mundësinë e blerjes së armatime ve ushtarake që SHBA-ja i shet këtij vendi, përfshirë dhe avionët e rinj luftarakë F-35 që janë paguar , dhe që priten prej kohësh ti dorëzohen Turqisë.

"Nëse ata marrin S-400-n atëherë nuk do të marrin F-35-n dhe Patriots," tha zoti Summers, zëdhënësi i Departamentit të shtetit, duke iu referuar sistemit amerikan të raketave tokë-ajër “Patriots”, që ka si funksion parësor mbrojtjen kundër raketave balistike dhe është paraqitur si një alternativë ndaj sistemit rus të raketave S-400.

Siç dihet ,Ankaraja nënshkroi marrëveshje me Moskën për blerjen e sistemit te raketave S-400 në vitin 2017. Në të njëjtën kohë, Turqia ka ndihmuar për financimin e programit të avionëve F-35 dhe ka planifikuar të blejë 100 avionë nga SHBA-ja, pjesa e parë të cilëve ishte nënshkruar t’u dorëzohej autoriteteve turke gjatë këtij viti.

Uashingtoni druhet se radari i sofistikuar i sistemit S-400 mund të komprometojë teknologjinë e F-35 –ës që u prodhua për të shmangur sistemet ruse të raketave. Për këto arsye , kreu i Komandës amerikane në Evropë Curtis Scaparrotti u tha ligjvënësve se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të bëjnë përpara me shitjen e F-35-s, nëse Turqia blen S-400-n.

Por, një ditë më vonë, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan përsëriti angazhimin e tij për blerjen e sistemit raketor rus dhe sugjeroi se do ta zgjerojë blerjen me një sistem më të avancuar rus, S-500.Ankaraja pritet ta marrë sistemin S-400 gjatë këtij viti me shpresën që ta vendosë në përdorim deri në vitin 2020.

Turqia mund të përballet me sanksione të ashpra amerikane

Udhëheqësit e dy Komiteteve të Senatit amerikan, atij për Marrëdhëniet me Jashtë dhe tjetrit për Shërbime të Armatosura, paralajmëruan Turqinë se rrezikon të përballet me sanksione të ashpra nëse vazhdon planet e saja për blerjen e sistemit të mbrojtjes raketore S-400 të Rusisë.

"Deri në fund të vitit, Turqia në tokën e saj ose do të ketë aeroplanë luftarakë amerikan të avancuar F-35 ose një sistem mbrojtës raketor sipërfaqësor në ajër të Rusisë S-400. Nuk do ti ketë të dyja", thanë senatorët republikanë, Jim Risch dhe Jim Inhofe dhe ata demokratë Bob Menendez dhe Jack Reed në një koment të botuar në Neë York Times më datën 8 Prill.

 

“Sanksionet do të godasin ekonominë e Turqisë duke vështirësuar tregjet ndërkombëtare, duke shmangur investimet e huaja direkte dhe duke dëmtuar industrinë e aviacionit dhe të mbrojtjes turke", thanë ata.

Pavarësisht paralajmërimeve të vazhdueshme të SHBA-së, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan,edhe në vizitën e 9 Prillit në Rusi konfirmoi se vendi tij do të blej sistemin raketor rus.

SHBA-ja ka thënë se ky sistem do të komprometoj sigurinë e aeroplanëve ushtarak amerikanë të cilët përdorin teknologji të fshehur.

Turqia po synon blerjen e këtyre aeroplanëve. Mirëpo, katër senatorët amerikanë, më 28 mars, prezantuan një projekt-ligj dypartiak, për të ndaluar transferimin e aeroplanëve F-35 në Turqi derisa qeveria e SHBA të vërtetojë se Ankaraja nuk do të marrë dorëzimin e sistemit rus S-400.

Të mërkurën, datë 11 Prill, nënpresidenti i SHBA-së, Mike Pence, tha se Turqia rrezikon anëtarësinë në NATO nëse blen sistemin rus.

Koha vërtetoi se Erdogani, udhëheqësi i partisë islamike turke po realizon objektivat e tij strategjike për largimin e Turqisë nga Bashkimi Europian dhe ftohjen e bashkëpunimit me Amerikën, si dy kryeqendrat e demokracisë botrore. Ai është kundër ndërtimit të një shtetit demokratik, ligjor dhe laik, për të cilën para ardhësit e tij u angazhuan aq shume dhe punon që të rris “autoritetin” në Lindjen e Mesme dhe në Kaukaz ,ku në bashkëpunim të plotë me Rusine, Iranin dhe më tej me Kinën të pozicionohet në një aleancë anti perëndimorë.

*Drejtor i Institutit të Politikave të Sigurisë Kombëtare

Ish atshe ushtarak në Republikën e Turqisë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat