“Shqipëria e Madhe”, Stalini dhe Mao Ce Duni!?

Opinione

“Shqipëria e Madhe”, Stalini dhe Mao Ce Duni!?

Nga: Prof. Dr. Mehdi Hyseni Më: 13 prill 2019 Në ora: 17:40
Prof. Dr. Mehdi Hyseni

Sipas mendjes së sëmurë psikopatologjike të  kriminelit të dënuar nga Tribunali i Hagës, Nikola Shainoviq (ish-kryeministër i Slobodan Milosheviqit) për krime të gjenocidit serb në Kosovë,  “edhe  Stalini, edhe Mao Ce Duni, edhe William Walker e kanë ndihmuar  dhe mbështetur projektin e Shqipërisë së Madhe”!?

Me gjithë këtë shpifje  më të re iracionale, absurde dhe skandaloze të kriminelit Nikola Shainoviq, kjo nuk mund ta rehabilitojë e as amnistojë politikën gjenocidale dhe fashiste të regjimit të Slobodan Milosheviqit e as të Nikola Shainoviqit, se gjoja  Masakra e Reçakut (15 janar 1999) “ishte fabrikim” i vetë shqiptarëve dhe i Williams Walker-it.

Edhe Masakra e Reçakut përbën krim gjenocidi të Serbisë dhe të serbëve në Kosovë

Edhe pas vujatjes së burgut 13-vjeçar të Hagës, ish-kryeministri serb i qeverisë së  ashtuqujatur Republika Federale Jugosllave (Serbia dhe Mali i Zi, 1992-2006), Nikola Shainoviq nuk është penduar se ka urdhëruar, ka planifikuar, ka mbështetur, ka diktuar dhe ka urdhëruar kryerjen e krimeve të gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë (1998-1999).

Lind pyetja, sa ia vlen që sot Prishtina zyrtare të vazhdojë dialogun me Beogradin zyrtar, kur si Nikola Shainoviq, si presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ashtu edhe ministri serb në qeverinë e Kosovës, Ivan Teodosijeviq botërisht deklarojnë se Masakra e Reçakut “ishte një  fabrikim i shqiptarëve dhe i William Walker-it”!?

Pikërtisht, edhe ky qëndrim antihuman antishqiptar i  Nikola Shainoviqit (sot anëtar në Kryesinë e SPS-it të Slobodan Milosheviqit-Ivica Daçiqit), është treguesi më karakteristik se çdo marrëveshje e re mes Beogradit dhe Prishtinës, do të jetë me “bisht të gjatë” për shqiptarët dhe për Kosovën, sepse  liderët serbë qoftë aktivë, qoftë në pension (politikanë, ushtarakë, policë, diplomatë etj), janë të pakorrigjueshëm, duke qenë se fare nuk janë penduar për krimet e bëra ndaj  mbi 12 mijë shqiptarë në Kosovës (1989-1999).

Nikola Shainoviq në vend se t’u kërkojë falje shqiptarëve për krimet e bëra, ai sërish i akuzon!

Mirëpo, pavarësisht nga ajo se çfarë gënjen dhe shpif, edhe  sot në liri (2015-2019) ish-krimineli dhe i dënuari i Tribunalit të Hagës, Nikola Shainoviq i akuzon shqiptarët se gjoja “ Natën, shqiptarët i kanë sjellë të vdekurit në Reçak”.

Mirëpo,  e vërteta është provuar ndryshe nga Tribunali i Hagës, i cili për shkak të organizimit, të planifikimit, të involvimit, të dirgjimit, të bashkërendimit, të bashkëpjesëmarrjes direkte,  të urdhërit të politikës së lartë qeveritare të Nikola Shainoviqit dhe të Slobodan Milosheviqit me gjeneralët e ushtrisë dhe të policisë serbe, është kryer jo vetëm Masakra e Reçakut, por të gjitha krimet, vrasjet, masakrat e tmerrshme masive  anembanë Kosovës, si dhe zhevndosja dhe deportimi me dhunë dhe me terror  i mbi 1 milion shqiptarëve civilë nga Kosova(1998-1999).

Pra, si mund t’u besohet  Aleksandar Vuçiqit(president) Ivica Daçiqit (ministër i Jashtëm) dhe Ana Bërnabiqit(kryeministre) për të lidhur ndonjë marrëveshje me Serbinë për normalizimin e marrëdhënive mes Beogradit dhe Prishtinës, kur këta nuk pranojnë fajin për kryerjen e krimeve të gjenocidit serb në Kosovë (1998-1999), por i akuzojnë viktimat shqiptare, ashtu sikurse ish-kryeministri serb Nikola Shainoviq.

Pra,  sa ia vlen të dialogojmë me  liderët e lartë zyrtarë të Serbisë, kur edhe këta, edhe sot mbështetin kriminelin Nikola Shainoviq, i cili është dënuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, për shkak se ka luajtur rolin e urdhëruesit, e koordinuesit dhe e planifikuesit të ekspeditave dhe të operacioneve ndëshkuese policore, paramilitare dhe ushtarake serbe për masakrimin dhe për deportimin e shqiptarëve nga Kosova, me qëllim të ndryshimit të strukturës demografike në Kosovë.

Edhe pse  Nikola Shainoviq ( i dënuar  me 18 vjet burg nga Tribunali i Hagës për krimet e luftës kundër shqiptarëve në Kosovë), tani , në liri që nga 27 gusht 2015.  Dy vjet më pas, pikërisht  më 13 maj  2017, me rastin e shënimit të 17-vjetorit të bombardimve  78-ditëshe të NATO-s kundër Serbisë dhe Malit të Zi,  me paturpësi dhe pa u penduar fare për kryerjen e krimeve të gjenocidit në Kosovë (1998-1999) deklaroi se “ Natën, shqiptarët i kanë sjellë të vdekurit në  Reçak”.

Më pastaj, me qëllim të justifikimit dhe të aminsitimit të politikës gjenocidale dhe kolonialiste të Serbisë, krimineli Nikola Shainoviq me paturpësi dhe pa asnjë argument valid orvatet ta “baltosë”, duke e akuzuar në tym, edhe shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, William Walker, i cili ka meritat më të mëdha historike, humane dhe njerëzore, që me kohë reagoi kundër masakrës së Reçakat, të kryer nga njësitet vrastare serbe, duke  sensibilizuar të gjithë faktorët relevantë të bashkësisë ndërkombëtare (OKB, NATO, BE) si dhe shtetin  vet (presidentin Bill Clinton dhe sekretaren Madeleine Aulbright) se në Reçak të komunës së Shtimes kishte ndodhur masakra ndaj 45 shqiptarëve civilë të pafajshëm, të cilët i kishin ekzekutuar forcat serbe.

Mirëpo, kjo e vërtetë e vretë edhe sot, pas 20 vitesh,  vret gjeologun e Borit (marionetë  e regjimit vrastar të Slobodan Milosheviqit), Nikola Shainoviq, sepse vetë ishte njëri nga urdhëruesit dhe “arkitektët” e gjenocidit në Kosovë.  Prandaj, edhe pas vuajtjes së burgut në Hagë dhe në Suedi, për t’i fshehur krimet ee veta dhe të Serbisë  në Kosovë,  edhe sot gënjen dhe shpif të pavërteta kundër shqiptarëve dhe kundër Walkerit se gjoja ky, “William Walker ka  qenë dhe mbetet një kontraktor i rëndësishëm për projektin e Shqipërisë së Madhe, e cila ka funksionuar që nga Lidhja e Prizrenit. Ajo u mbështet gjatë Luftës së Parë Botërore dhe,  gjithashtu mbështetej nga Stalini dhe nga Mao Ce Duni. Mirëpo, ky projekt bëhet i realizueshëm vetëm pas hyrjes së Amerikës si fuqi dominuese në këto hapësira.” 

Ja, krimineli Nikola Shainoviq me profesion gjeolog  sa merr vesh në politikë si “pula në telefon”, i cili veç viktimave shqiptare në Kosovë, ky injorant dhe shpifës del prej “teme”, duke mohuar krimin gjenocidal të Masakrës së Reçakut (ku me 15 janar 1999, me urdhrin e tij masakrohen 45 civilë shqiptarë) verbërisht dhe idiotikisht, pa asnjë argument akuzon William Walkerin (ish-shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë, 1998-1999), duke  e quajtur si mbështetës kryesor për realizimin e “projektit Shqipëria e Madhe”?!

Kjo shpifje e gjeologut-diletantit politik të Borit,  Nikola Shainoviq, “ustah” i projektimit  dhe i hapjes së varrezave masive  për mbi 12.000 mijë viktima  të pafajshme shqiptare të gjenocidit serb, në vend se të jetë autokritik dhe t’u kërkojë falje familjeve të viktimave shqiptare, ai kritikon Walkerin, kritikon  Lidhjen Shqiptare të Prizrenit (1878), kritikon Stalinin, Kritikon Mao Ce Dunin për “mbështetjen  e Shqipërisë së Madhe”, edhe pse as Kina e as Bashkimi Sovjetik, asnjëherë në historinë, në politikën, në diplomacinë dhe në plaltfomën e tyre të sistemit socialist-komunist nuk kanë debatuar, nuk kanë deklaruar  dhe, asnjëherënuk kanë kërkuar nga Jugosllavia e Titos, që ta njihte atëfarë projekti të “Velika Albanija” të autorit Nikola Shainoviq, i cili pas vuajtjes së burgut 13-vjeçar, të shqiptuar nga Gjykata Ndërmbëtare e Hagës së OKB-së për Dënimin e Krimeve të Luftës në Hapësirat e RSFJ-së, tash në liri, gërvallet nga Dedinja  e “trashëguar” nga kryekrimineli Slobodan Milosheviq, duke ndryshuar tezat se gjoja për masakrat e gjenocidit serb në Kosovë (1989-1999), ku bandat kriminale terroriste dhe fashiste (ushtria, paramilitarët, policia, të krijuara, të mbështetura dhe të ndërsyera nga politika dhe propaganda e regjimit vrastar të Slobodan Milosheviqit), që kanë vrarë dhe masakruar mbi 12.000 shqiptarë, nuk qenkanë fajtore, por “terroristët shqiuptarë, Lidhja e Prizrenit, Lufta e Parë Botërore, Stalini, Mao Ce Duni, William Walker, NATO dhe Amerika”!?

Të gjithë këta faktorë të apsotrofuar në mënyrën më të rafinuar dhe perfide të propagandës dhe politikës  gënjeshtare dhe shpifëse serbomadhe të kriminelit Nikola Shainoviq ia tejkalon edhe propagandas shpifëse fashiste të Gebelesit, të Hitlerit dhe të Benito Musolinit,  SEPSE:  (1) As Lidhja e Prizrenit (1878),  (2) As Lufta e Parë Botërore (1914-1918), (3) As Enveri, as Stalini, as Mao Ce Duni, (4) As William Walker, (5) As Amerika, as (6) NATO-ja e as Evropa Perëndimore, në asnjë etapë historike (shek: XIX, XX, XXI) nuk kanë qenë  të involvuara, të konfrontuara e as të armiqësuara  mes tyre gjoja për ta mbështetur njëfarë projekti të imagjinuar dhe të falsifikuar serbomadh, të ashtuquajtur “Velika Albanija” në favorin e  shqiptarëve në Ballkan.

Ky projekt “Velika Albanija” është pjellë e Serbisë së Madhe (Velika Srbija), e cila, jo më pak se tre shekuj (XIX, XX dhe XXI) e ka përdorur dhe zbatuar si armën më të fuqishme dhe më të justifikueshme për shfarosjen e kombit shqiptar, me qëllim të ankesimit dhe të kolonizimit të territoreve të tyre etnike stërgjyshore, me qëllim të qartë për ta krijuar Serbinë e Madhe, e cila edhe sot  jeton e paprekshme, edhe nga Kina, edhe nga Rusia, edhe nga Perëndimi.

Mirëpo,  derisa Velika Srbija  nuk decentralizoihet dhe nuk rajonizohet sipas Kartës Evropiane dhe strategjisë integruese të BE-së, kjo gjithnjë, do të merret me shpifjet, me intrigat dhe me sulmet e vazhdueshme kundër Shqipërisë Etnike, duke e quajtur “Velika Albanija”, dhe duke i akuzuar  shqiptarët si “terroristë” dhe si “pushtues” të territoreve të huaja për të krijuar “Shqipërinë e Madhe”.

Pikërisht, duke u bazuar në një startegji të tillë të trilluar etiketuese dhe fajësuese, me qëllim të rizgjerimit të kufijve territorialë të Serbisë së Madhe, Beogradi zyrtar, i ndihmuar nga Akademia, nga Kisha nga Universiteti, nga ushtria, nga policia dhe nga paramilitarët, zhvilluan 3 gjenocide kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1989-1999).

Pra, derisa politika, propaganda, shkenca, kisha dhe masmediat serbe të shërbehen me parullat e rreme propagandistike: “Velika Albanija” dhe “Velika Hrvatska”, edhe shqiptarët, edhe kroatët, duhet të mbajnë parasysh faktin se  lufta me Serbinë e Madhe ka ngelur e hapur dhe, për çdo moment mund të shpërthejë, duke i fajësuar shqiptarët dhe kroatët si shkaktarë të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat