Lashtësia e popullsisë shqiptare në Kosovë dhe në viset tjera

Opinione

Lashtësia e popullsisë shqiptare në Kosovë dhe në viset tjera

Nga: Sami Arifi Më: 23 prill 2019 Në ora: 12:11
Sami Arifi

Në emër shkencës  duke manipuluar me të pavërteta, pushteti i atëhershëm dhe i tanishëm i Serbisë ka nxjerrë teori unike e cila thotë: Në Kosovë dhe në rrethina tjera, atje ku jetojnë shqiptarët, nuk kishte shqiptarë para shekullit XVII dhe XVIII, para luftës së parë (1689-1690) dhe luftës së dytë (1737-1739) austro-turke. Këtë teori i çuan përpara shumë shkenctarë serb, dhe shumë të tjerë të shkollës antropogjeografike të tipave të Jovan Cvijiqit, Jovan Trifunoviqit, Milenko Filipiqit, Milisav Lutovoçit, Anastasije Urosheviqit e të tjerëve. Këtë tezë e kishte përpunuar dhe “dokumentuar” sidomos gjeografi i fundit i radhës, Urosheviqi, ku sipas tij, shqiptarët në Kosovë dhe në rrethina vijnë vetëm pas luftës së dytë austro-turke më 1737-1739 (fq. 21,70,77,81 etj.), ose madje edhe pas luftës serbo-turke të vitit 1878 (fq.90), duke popullarizuar një trevë,  e cila kishte mbetur “e shkretë” me ikjen “vetëm” të serbëve nga këto vise në Veri (fq. 21,25,71,81,92, etj.) Në arsyetimin e tezës së tillë akademiku Urosheviq bazohet në gojdhëna të shtremëruara popullore dhe në literaturën e përdorur propagantistiko-politike e jo në burime objektive historike.  Ilirët, është e saktë se me ardhjen e sllavëve dhe, përpara të romakëve, janë nënshtruar asimilimit të fortë, por nuk është e saktë se ata janë zhdukur përgjithmonë. Sepse po të ishin zhdukur krejt, nuk do të kishin as pasardhës të tytre-shqiptarë të sotëm. Dihet se këto vise ishin edhe nën sundimin 500 vjeçar turk, por shqiptarët nuk u turqizuan, madje përkundër përpjekjeve të dhunshme osmane që të bëjn këtë gjë, por pjesërisht e pranuan islamizmin ashtu si e pranuan edhe turqit nga arabët. Depërtimi i sllavëve në Ballkanë nuk ka mundurë në tërsi të shënoi zhdukjen e ilirëve, edhe pse hapësira e jetës së tyre u ngushtu, reduktua me ardhjen e tyre.

Asimilimit sllav më së shumti iu nënshtruan viset e Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës, Serbisë dhe Maqedonisë. “Por në krahinat e Iilirisë Jugore, në Malësinë e sotme të Shqipërisë, Kosovës, Rrafshit të Dukagjinit dhe në disa krahina të Malit të Zi, ku sllavët nuk depërtuan dot, kjo popullsi i qëndroi kolonizimit sllav. Në fushat dhe luginat, pranë popullsisë ilire banonin tashmë masa të konsiderueshme popullsish sllave. Kjo do të thotë se shqiptarët përkundër përzirjes me sllavët kanë ruajtur në qenësi karakterin e tyre etnik”. Jashtë shtetit të sotëm shqiptar, shqiptarët në shekullin e mesëm përmenden në dokumentet mesjetare të monumenteve ligjore serbe në Kanunin e Car Dushanit, në dhuratat e disa kishave  e manastireve të shekullit XII-XIV, siç janë dhuratat e Car Stefanit Vlladisllavit (1242) dhe mbretëreshës Jelena (1296), manastirit të Vranjines në liqenin e Shkodrës, në dhuratën e Shën Mërisë të manastireve të Arhilevicës dhe atij të Tetovës, në disa krisobulla dhe dhurata të Car Dushanit, manastirëve të Shën Mihalit dhe Gavrillit (1348-1353) në Prizren e të tjera. Në këtë dokument të fundit, shqiptarët përmenden sidomos në Rrafsh të Dukagjinit dhe në rrethina të Prizrenit. Urosheviqi harron se paraardhësit e shqiptarëve-fiset iliro-shqiptare qysh në kohërat prehistorike dhe historike kanë jetuar deri në jug të Greqisë e Bosforit, pra, emri i ngushticës Dardanele rrjedh pikërishtë nga fisi ilir i quajtur Dardanë, kurse në veri prej Danubit dhe Dravës, në perëndim deri në Istri dhe në lindje deri në Bullgari, për çfarë dëshmon kultura e tyre materjale. Në kohën hitorike Kosova dhe viset përreth ishin në kuadër të provincës ilire, Dardanisë, e dardanët si ilirë të vërtetë, kanë rënë në pushtetin romak. Kjo asesi nuk do të thotë se ilirët pasardhës të vërtetë tyre shqiptarët, në tërsi janë romanizuar, siç thekson autori, Urosheviq, ku sipas tij sllavët  në Ballkan e gjejnë në tërsi popullatën autoktone të romanizuar sepse procesi i romanizimit ka zgjatur rreth 600 vjet (fq.68). Sipas tij lihet përshtypja se ilirët u zhdukën totalisht pasi më tej nuk përmenden deri në shekullin e XVIII.  Shqiptarët përmenden te Kotorri në shekullin XIV, në luginat e Sermnicës në veriperëndim të Shkodrës, te Stocit në Hercegovinë e të tjera. Këtë e dëshmojnë edhe emrat e fiseve Baritore shqiptare të vitit 1300, si Burmadh, si dhe shumë toponime në Mal të Zi, si Shingjon, Shekullore e të tjera. Pra, në krisobulën e vet të vitit 1300 Stefan Dushani, gjithashtu i përmend shqiptarët në Kosovë dhe vendet e tyre me emra shqip si p.sh. Dobravodën e sotme, e përmend si Uzmir. Shumë emra topografikë siç vrejtëm  më parë, që janë përdorur si emra gjeografikë, si terma blegtorale dhe elemente botanike, dëshmojnë mbi qenësinë e shqiptarëve nëpër ato vende kur dikur jetonin ilirët, për të cilën vërteton edhe linguistika. Me përkrahjen e Stefan Dushanit procesi i kolonizimit serb mori përpjestime të gjera, popullsia shqiptare vazhdoi të qëndronte duke i bërë ballë këtij presioni. Dokumente flasin jo vetëm për barinj shqiptarë të shtegtojnë nga malet në zonat fushore, por edhe për fshatrat bujkrobër dhe bile për fshatra të tëra shqiptare.  Nga Stefan Dushani iu dhuruan fshatra e katunde shqiptare manastirit të Prizrenit, Deçanit (pranë Pejës), Tetovës e të tjera, pra, gjurmët e shqiptarëve gjenden deri në Prashevë, Shkup dhe Shtip...Prandaj pohimet e autorëve serbë për mosegzistencën e shqiptarëve të Kosovës dhe rethinë në pikpamje historiko-shkencore janë të paqëndrueshme duke u bazuar në shumë punime të kohës edhe kohëve të fundit. Kështu në Simpoziumin mbi Skënderbeun, mbajtur në Prishtinë më 1968, Adem Hanxhiq nga Sarajeva, në bazë të një burimi turk të dorës së parë të ruajtur të regjistrimit të popullsisë në vitin 1455, konstaton me të drejtë dhe imtësisht vërteton egzistencën e elementit shqiptar nga gjysma e shekullit XV dhe kontinuitetin e përhershëm të egzistencës së shqiptarëve në këto vise. Sipas dokumentit që sjellë hulumtuesi nga Sarajeva Adem Hanxhiq, të regjistrimit popullatës së vitit 1455, se shqiptarët në mbarë Kosovën shfaqen në pesë krahina, ose nahije siç janë: e Dollcit (midis Rrafshit të Dukagjinit dhe Drenicës), e Vuqiternës (pjesa e mesme e Fushë-Kosovës), e Moravës (rrethina e Gjilanit dhe e Ferizajt), e vilajetit të Prishtinës dhe e nahisë së Llapit rrethina e Llapit ose e Kosovës së vogël. Më shumë se 80 fshatra të këtyre nahive që janë përfshirë në këtë regjistrim, përmenden shqiptarët me emrat e tyre tipik kombëtar: Gjon, Gjin, Llesh, Bogdan, Nikoshin e të tjerë....,ndërsa në disa katunde bashkë me emrin janë shënuar edhe emri tipik kombëtar arbanas, ashtu siç e quanin veten shqiptarët në mesjetë arbër. Në atë kohë të gjithë shqiptarët, përveç rasteve të rralla, i kanë takuar fesë katolike. Kishat kishin egzistuar nëpër vende xehtare siç ishin: Novobërda, Janjeva, Bello Bërda, Trepça e të tjera. Në gjysmën e parë të shek. XV në Novobërd ishin tri kisha, ku midis priftrinjëve të tjerë katolikë përmenden edhe shqiptarët, këta në Novobërd i përmend edhe Jeriçeku. Jericeku përmend edhe në vende tjera të shkrimeve të tij se shqiptarët kanë jetuar në këto vise edhe para ardhjes së turqve, gjatë kohës së Car Dushanit. Në gjysmën e parë të shekullit XVII, misionarët katolik të dërguar nga Roma përmendin në relacionet e tyre, jo vetëm fshatrat e shumta, por edhe qendrat me rëndësi si Prizreni (Prizrendi, Presereni), Gjakova, Peja, Shkupi e të tjera që kanë numër të konsiderueshëm shqiptarësh. Në një raport të vitit 1623, misioni absolut i Pjetër Mazrekut përmend se, “Prizreni ka 12.000 banorë myslimanë...gati të gjithë shqiptarë, ndërsa katolikë të këtij kombi ka 200...serbë ka 600 frymë. Pjetër Mazreku thekson më tutje  se sa i përket dhunimeve turke prej vitit 1619 e deri më 1623 në Prizren kanë kaluar në islamizim më se 3000 katolikë. Prandaj ata ishin prap shqiptarë por vetëm të islamizuar, ndërsa sipas gjeografit turk Haxhi Kallfa, i cili në gjysmën e shekullit XVII kishte udhëtuar nëpër këto vise përmend se “ në këtë qytet ( në Prizren-H. i.) jetojnë krejt shqiptarë. Përveç udhëpërshkruesve Kosovën e kanë vizituar edhe personalitete fetare shqiptare, për shkak të bashkëpunimit dhe propagandës fetare. Kështu p.sh. arkipeshkopi i Tivarit, Gjergj Bardhi, në vitin 1638, me rastin e një vizite të tij nëpër viset e Kosovës shënoi “se këto janë vende shqiptare dhe flasin po atë gjuhë”. Edhe Pjtër Mazreku konstaton se në këto vise kanë jetuar shqiptarë, ata, shkruante ai kanë punuar si puntor të thjeshtë në xehroret e Serbisë ndërsa egzistenca e shqiptarëve sipas toponimisë së sotme Arbanashka ishin edhe fshatrat në juglindje të Kurshumlisë që nga kohërat e hershme, pra ishin edhe në kohën e stabilizimit turk në këto vise.

Udhëpërshkruesi turk, në gjysmën e shek. XVII, Evlia Çelebiu, përveç tjerash për Vuçitrnën shënon: “popullsia e këtij qyteti është popull i Rumelisë. Ata flasin në gjuhë boshnjake por flasin edhe shqip...”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat