Europë, të dhamë, të ruajtëm, të mbrojtëm me trup, na trajto si meritojmë!

Opinione

Europë, të dhamë, të ruajtëm, të mbrojtëm me trup, na trajto si meritojmë!

Nga: Fatmir Bajraj Më: 27 prill 2019 Në ora: 19:32
Fatmir Bajraj

Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, përkatësisht; levizja e lirë e qytetarëve tanë të cilët jetojnë n'geto dhe t'getoizuar nga BE-ja, si i vetmi vend n'trupin e Europës, do na linte "erzin" n'vend, ngase u premtua me bujë dhe s'u dha. BE- ja deshtoj n'përmbushjën e pjesës së vetë të premtuar, pas përmbushjes së 100% të 94 kritereve në udhërrefysin e BE-së, të parashtruara për Kosovën, institucionet dhe qytetarët e saj, për çfarë, ajo duhet të mbahet përgjegjëse dhe e turpëruar njekohësisht.

Kosova po boshatisët legalisht, liberalizimi do jetë një ditë trokitje në derë të hapur. Më kot hedhët topi, nga BE-ja në vullnetin politik të vendeve anëtare veq e veq, pas vendimit të PE-së, i cili do duhej të ishte hallka e fundit e vendimarrjes kudër BE-së për liberalizimin e vizave për vendin e fundit të Ballkanit Përendimor-Kosovën.

BE-ja, në rastin e liberalizimit të vizave për Kosovën, po luan dhe ka luajtur me kritere të dyfishta, dhe tanimë vuajmë edhe konsekuencat e një qasje të tillë diskriminuese fund e krye. Procesi i liberalizimit të vizave, pra levizja e lirë e qytetarëve, ishte edhe n'kuadrin e politikave të vet BE-së për Ballkanin Përendimor, dhe ky pezullim dhe shtyrje në kohë, sikur le të kuptohet se BE-ja nuk e sheh Kosovën dhe shqiptarët sikur vendet dhe popujtë tjerë të Ballkanit dhe Europës...!

Ndryshe, si mund të lihet fati proceseve integruese të Kosovës, përfshi edhe levizjën e lirë të qytetarëve të saj, në duartë dhe në vullnetin e 5 vendeve të BE-së të cilat nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, siq janë : Spanja, Greqia, Rumania, Qipro dhe Sllovakia?  

A do thotë kjo se Kosova duhet të jetë e përmasave dhe kriterëve vlerësuese të këtyre 5 vendeve që të na hapën dyertë e integrimeve në BE ? -

A do të thotë se jemi peng i 5 shtetëve jo-njohëse të së drejtës sonë për liri e shtet ?

A e di përgjigjën BE-ja ? Mosnjohja nga këto 5 shtete, përkundër faktit së njohjën e bënë 22 tjera, përfshi Gjermaninë, Francën Italinë, Beligjikën, Holandën, vendet Skandinave dhe Mbretërinë e Bashkuar e cila tanimë është në procesin e Brexit-it nga BE-ja, ato që se njohin, janë vendet me ekonomi të dobët dhe me një demokraci të brisht...!

Nese BE-ja, e ka seriozisht qasjen e integrimve të Republikës së Kosovës, ajo këtë mund t'a bëjë në dy forma : - E para, t'i detyroj 5 nga 27 vendet që nuk njohin pavarësinë e Kosovës që këtë t'a bëjnë në një vëndim blanko të Unionit, duke u respektuar vendimi i shumicës absolute në këtë rast 22 : 5, dhe - E dyta, t'i ndryshoj traktatet e vet Unionit (BE-së) , të cilat janë pengesë ligjore dhe legale e integrimeve reale në BE, pa njohjen nga të gjitha shtetet, dhe të krijohet hapësirë ligjore integrimeve në BE-së. Nese BE-ja, ecën tutje me logjikën farsë dhe hipokrite, sikur deri me tani, shpresat tona për integrime janë kurrfare, për të mos thënë- zero!

Serbia e privilegjuar, Kosova e diskriminuar në proceset integruese dhe të anëtarsimit në BE! BE-ja n'a i hap rrugët vetëm pas një "Marrëveshje ligjërisht të obligushme dhe me njohje reciproke", e cila mund të ndodhë, kur e njëjta plotëson apetitet serbe për Kosovën e që janë: ndarja dhe copëtimi i Kosovës, defunksionalizimi i saj permes enklavave dhe pushtetit të tretë, eksteritorialitetin e kishave dhe manastirëve, dhe në fund zhbërjen praktike dhe faktike të Kosovës shtet sovran dhe i pavarur. Pra, Serbisë karrotën, Kosovës shkopin...!

Thjeshtë, BE-ja duhet të ndryshoj qasje ndaj Kosovës dhe shqiptarëve, nese vertetë na do brenda, deri sot ka dëshmuar të kundërtën, duke u sjell dhe trajtu si mish të egër në truallin e moqëm përendimor.

Europë, pjesë e namit dhe e lavdisë të së cilës jemi, pamëdyshje ! Jemi në Europë, mos na nxirrni jashtë...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat