A duhet të ndryshojmë vendimin rreth taksës doganore?

Opinione

A duhet të ndryshojmë vendimin rreth taksës doganore?

Nga: Dr. Artan Haziri Më: 29 prill 2019 Në ora: 23:29
Dr. Artan Haziri

Taksa doganora ndaj produkteve Serbe dhe të atyre të Bosnjës po vazhdon ende.

A është planifikuar deri kur do vazhdohet dhe cilat janë kerkesat tona si shtet ?

Taksa filloi ndaj produkteve serbe dhe në fillim mendohej se nuk do vazhdohej. Kishte presion nga ndërkombëtarët por nuk u kthye taksa mbrapa. Populli çdo ditë e më shumë e kuptoi se produktet serbe nuk duhet të konsumohen.

Është fat që Minstria e Tregtisë e mori vendimin, sespe ne si popull kishim harruar qfarë na kishte bërë Serbia. Vazhdoi taksa dhe besoj që erdhi në  një moment që të gjithë e kuptuam rëndësinë e konsumimit të produkteve vendore. Këtu e tregojmë patriotizmin.

Qmimet e produkteve tani veq se kanë filluar të shënojnë rritje. Shumica  e tyre qmimeve  nuk është dashur të ndryshoj sepse lënda e parë është e Kosovës. Këtu janë fajtorë prodhuesit vendorë e pastaj edhe marketet.

Qëllimi kryesorë ishte që të zëvendësohen  produktet serbe dhe ato të bosnjës dhe paraja që vjen nga diaspora të mos kthehet në Serbi.
 

Tani besoj që ne duhet të reflektojmë sapo Serbia të filloj të zbatoj marrëveshjet me Kosovën. Serbia nuk ka ndryshuar asgjë në marrëveshjet me Kosovën. Atëherë kur Serbia reflekton pozitivisht, ne duhet të kthejmë taksën në % e  më hershme.

Serbia duhet të bindet se ka të bëjë me një vendim të pakthyeshëm. 

Ndërsa sa i përket pagës minimale, kjo qështje është dashur të zgjidhet shumë vite me herët. Tani Ministria e Punës është afër zgjidhjes së këtij problemi. Duhet përkrahur Ministrinë e Punës, sepse shumë punëtorë varen nga ky ligj.

Kemi nevojë për qeveri e cila udhëheq me drejtesi dhe pastaj e ngritë pagën minimale dhe i përkrahë katogoritë që kanë nevojë.

Pra, drejtëi, solidaritet dhe mirëqenie për qytetarët. Kemi nevoje sot më shumë se kurr për këto parime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat