Thaçit i hasi turjela në gozhdë. Merkel e paluhatur ndaj kufijve - Bota Sot
Thaçit i hasi turjela në gozhdë. Merkel e paluhatur ndaj kufijve

Opinione

Thaçit i hasi turjela në gozhdë. Merkel e paluhatur ndaj kufijve

Nga: Hafiz Shala Më: 30 prill 2019 Në ora: 19:09
Hafiz Shala

Këto sjellje  aq nënshtruese dhe pakurrizore,  para kriminelit serb, bashkideologut dhe bashkëpunëtorit  të  ngushtë të Millosheviqit, presidentit  Vuçiq, që mori pjesë në  organizimin e vrasjeve  kolektive dhe masive të shqiptarëve, ishte e rëndë ta shikosh dhe ta  kapërdisësh.

Presidenti, si  gjithmonë afër vëllait të vet, Vuçiqit më zagarin e tij nuhatës Baton Stanishiqin, u kujdesën që Vuçiqit t’i bëjnë një mikpritje edhe pse këta nuk ishin  në rolin  e nikoqirit,   për t’i treguar atij se gjithmonë është i “mirëseardhur“  për ta por jo edhe për popullin shqiptar  por vetëm për argatët e tij bashkë me Edi Ramën. Kjo mikpritje e tyre  ishte me buzëqeshje dhe ngrohtësi, ashtu si do miqësia  e krijuar për interesa  të dyanshme por katastrofale për shtetin të cilin e përfaqëson.

Pamje e mjerë dhe e padurueshme. Presidenti, sipas dokrrave të tij në formë të deklaratave për shtyp, sapo duket e ka zbehur fokusimin për çështjen e korrigjimit të kufijve ndoshta edhe do të jetë hera e fundit që ky i ka përmendur sepse i hasi turjela në gozhdën e Kancelares së fuqishme  dhe të një zonje  të pa lëkundur që e përfaqëson shtetin më të fuqishëm dhe më të respektuar në Evropë,  e cila më atë mentalitetin tipik gjerman, më  mburrje kombëtare, nuk nënshtrohet, nuk i ndërron tezat dhe qëndrimet  sipas tekeve të askujt  të cilat i paraqet, kuptohet më parë të analizuara mirë  dhe në hollësi.

Këtij, me nder me thënë presidentit, ju shuan shpresat dhe mundi  të cilin e investojë në ketë projekt anti Kosovë  dhe në tërësi  antishqiptar më ndihmaçarët  të zellshëm dhe të  paluhatshëm të  Kryeministrit shqiptar Edi Rama më këshilltarin e tyre dhe postierin  Baton Stanishiqin  i cili sa po duket  këtë  emërtim të vërtetë të trashëguar, e bën me pietet  në  mes të  presidentit, Rama, Vuçiq, Thaçi.

Populli do të thoshte, ja pafsh sherrin dhe shkofsh në atë botë më ketë emër dhe mbiemër që  është simbol i tradhtisë ndaj atdheut dhe Republikës. Por, prej marres askush nuk ka vdekur dhe kjo mjafton për këta të lartpërmendur që jetën e tyre  të turpëruar ta vazhdojnë në mënyrën “normale”  sepse janë pajtuar më këtë.

The New  York Times paralajmëron dhe konstaton  se  reputacioni  i  Thaçit ka rënë për tokë në mënyrë   më drastike të cilit askush më nuk i beson dhe as që e respekton.

Ky, është  aq  i  pafytyrë  dhe i padinjitetshëm cili kur e shef se  nuk mund të depërtojë me tezat dhe gënjeshtrat e tij, e ulë  bishtin ndër këmbë dhe menjëherë bën ndërrim tezash sikur thuajse ky kurrë nuk i ka përmendur idetë  e tij për korrigjim të kufijve.

Ai, tani thotë së unë nuk kamë menduar për kufij etnik. Tani, a përpihet  kjo gënjeshtër e cila nëse përkthehet në atë popullor që i bjen jo buka po kulaçi. Gjakovarët e kanë një shprehje kur duan ta nëmin ndokënd i thonë: “Mbetsh në mjerimin tënd”.

A ka  nemë më të madhe se kjo? Më siguri se jo. President ja pafsh sherrin dhe turpi të mbuloftë sikur të ka mbuluar të tërin në përjetësi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...