Komandant: Më cakto detyrën ushtarake!

Opinione

Komandant: Më cakto detyrën ushtarake!

Nga: Milazim Maraj Më: 2 maj 2019 Në ora: 10:53
Milazim Maraj

•Shefi i Artilerisë në Br. Tropojë Major Ragip Sadikaj (Breshëri i Zi) rreshtohet në GO3.                                                                 

• Fuqia e dashurisë tejkalon dhembjen dhe sëmurjen.                                                                                              

• Topi i Breshëritë të Zi kishte largësi hedhje 24 km.                                                                                               

• Fuqia e dashurisë  është motor shpirtëror që mobilizon organizmin.

Para komandantit ishte një burrë i gjatë dhe i thatë. Ecte më kujdes sikur vuante nga ndonjë sëmurje ishiatike, apo kishte problem më unaza. Kush mund të ishte ky njeri i bënin pyetje vetës shoqëruesit e komandantit të GO-3. Nga qëndrimi dhe biseda tregonte së ishte ushtarak. Ishte i qartë, i shkurt dhe konkret në bisedë. Ishte ky, Major Ragip Sadikaj oficer i karrierës, kishte mbaruar më sukses studimet ushtarake dhe ishte specializuar për Artileri. Më vonë mësuam së zotëria ishte shef i Artilerisë së Br. në Tropojë. Më të ardhur filloj nga puna. Qëllimi i tij ishte përgatitja e  efektivit të artilerisë së Go-3 për luftë. Major Sadikaj vuri në praktikë përvojën dhe profesionalizmin e vet direkt në fushën e luftimeve në drejtimin e artilerisë dhe në të njëjtën kohë  përgatitjen e efektivit të rij.                                                                                       

Ushtroj më përkushtim të rinjtë në Rragam dhe Papaj. Bashkëpunoj vëllazërisht dhe profesionalisht më Rreshterin e klasit  të parë Farush Thaqi i cili që në fillim ishte në këtë grup dhe po ushtron te ushtaret ,vullnetarë që e donin Kosovën e lirë dhe të pa varur, që kishin bërë betimin për ta çliruar Kosovën nga okupatori shumëvjeçarë serb. Major Sadikaj bashkëpunoj më terë zinxhirin e komandues duke e përfshire edhe pjesën e shpërndarë nëpër batalione që karakterizohet më shumëllojshmërinë e grykave të zjarrit të artilerisë. Ishte i gatshëm  për mbështetje më artileri të luftimeve në terë vijën e parë të zjarrit qoftë në komandim qoftë në dhënën e koordinatave të sakta. Ai kishte vlerësuar së është e domosdoshme arma për luftime në largësi për të përkrahur forcat luftarake në brendi të vendit. Më këmbënguljen e tij prej patrioti  solli Topin 122mm që kishte aftësi larghedhje 24 km.  

Deri në fund të luftës më guxim dhe profesionalizëm kreu detyrën e Shefit të Artilerisë pranë komandantit të Br. 138”Agim Ramadani” Ishte më shumë së luftë , më shumë së kënaqësi, ishte një diçka që nuk përshkruhet më fjalë kur sheh shqiptarët e ndarë më shekuj si bashkëpunonin, si komunikonin, zellshëm, sjellshëm, më takt serioz korrekt dhe konkret. Këta më kujtuan thënien  e të madhit Sami Frashëri” Njerëzit nuk i bashkon vetëm gjaku por ideja dhe qëllimi i njëjtë”. Këta i kishin që të dyja. Tani ishin bashkë për të njëjtin qellim. Ishin bashkë për të korrigjuar gabimin historik që ishte bërë në dëm të shqiptarëve. Së dashuria për Atdhe dhe popullin e vet i tejkalon mundësit njerëzore tregon shembulli i komandanti patriot Major- Ragip Sadiku(Breshëri i Zi). Njerëzit për të u shëruar shkojnë të mjeku dhe respektojnë regjimin që ai i cakton. Por Shefi i Artilerisë shqiptare nuk shkoj të mjeku, ai shkoj në luftë. Ku duhej të qëndronte në këmbë, të kalonte natën në borë, shi e erë. Te ecte gjatë dhe në terrene të ashpra pa terapi dhe kujdes mjekësor të ecte ditën dhe natën, një këso terapie nuk është lexuar ndonjë herë nga mjeket, por që është konstatuar si e suksesshme të oficeri vullnetar që sakrifikon për lirinë e popullit të vet. Kjo vërteton së fuqia e dashurisë është motor shpirtëror që mobilizon organizmin, triumfon mbi  dhembjen dhe  dhunën Këtë nuk e pengonte dhembja në kurriz,nuk e pengonte as rreziku që vjen nga këto luftime. Komandanti  kishte parë vuajtjet e shqiptarëve nga Kosova,ndjente dhembjen dhe rrezikun e popullit të vet, të vrarë, masakruar,dhunuar, plaçkitur nga ushtria Serbe. Ai derisa po ecte një monopati nëpër terr ra në një hendek.

Ofshau jo shumë nga dhembja por nga keqardhja që tani e tutje nuk do të mundë të vazhdoj luftën.  Por ishte shpirti i tij luftarak që e ngriti në këmbë pa i ndihmuar kush. Posa ngritët qëndron  pak në këmbë dhe heton së kishte ndodhur mrekullia; kishte pushuar dhembja që më vështirësi e duronte. Më ranë unazat në vend,pyeti veten plot ngazëllim. Tani nuk më pengon gjë, jam i lirë dhe i aftë për luftë. Në të njëjtën kohë zhvillohej luftë për liri dhe shkollë për të përgatitur efektivin e ri për luftë. Në kompaninë e Artilerisë numri i të stërviturve sa vije dhe shtohej. Zgjidheshin student të fakultetit teknik dhe të matematikës për të  i trajnuar. Ata u bënë  llogaritës të shpejt dhe të saktë. Komanduesit e mortajave 82mm tani kishin kaluar në batalione. Komunikimi, këshillat, rekomandimet nuk ndaleshin, gati çdo herë granata e dytë ishte goditje e qëlluar dhe përfundonte më refreni bravo, bingo.

Numri i dhe lloji i armëve sa vije dhe rritej, tani për veç mortajave 60mm më të cilat ushtaret shtinin duke i mbajtur në dorë, kishim 82mm,107mm,120mm dh 160mm. U pajisem më top 122mm që mbulonte  hapësirën 24km. Artileria e Koshares shquhej për precizitetin në gjuajtje dhe profesionalizmin e caktimit të perdes së sigurisë. Për të ilustruar këtë po përmendi  një operacionin artilerie, të datës 11.05.1999 kur ushtria serbe kishte tentuar ta rrethonin komandant Hysen Berishën më një grup ushtaresh. Serbet kishin arrit të futën brenda territorit të Shqipërisë në fshatin Kamenicë. Pas komunikimit më “327”  dhe identifikimit të vendit ku ishte; Komandant Ragipi” Breshëri i Zi” rekomandon: nisu përpjetë,  nga aty ku je vetëm drejt. Vetëm mos lako dhe fillon granatimin preciz. Duke pastruar rrethin e ushtarëve serb në Kamenicë. Pas përfundimit të opresionit terrenin e   granatuar nga “breshëri i zi” e kreh “327” më këmbësori. Ai në radio  dëgjohej të thoshte uaaa, i paske kall o burrë, po i gjejë vetëm armë dhe gjak, copa të uniformave, helmeta, s’është kush i gjallë paskan qenë njësia e Sheshelit  konstatohet nga uniforma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat