Kosova nuk ka nevojë për njohjen e Serbisë

Opinione

Kosova nuk ka nevojë për njohjen e Serbisë

Nga: Luftulla Peza Më: 4 maj 2019 Në ora: 19:23
Luftulla Peza

Ngerçi politik midis Kosovës dhe Serbisë është artificial, i ngritur nga ata që nuk e duan pavarësinë e Kosovës dhe përkrahin Serbinë. Serbisë i është vënë kushti, që për tu afruar me BE dhe më pas të bëhet antare e saj, duhet pa tjetër të normalizojë marëdhëniet me Kosovën. Prandaj Mogherini, Hahn dhe disa qeveri perendimore kërkojnë sa më shpejt të bëhet pajtimi Kosovë-Serbi, që Serbia të bëhet antare e BE, ndërsa për Kosovën as nuk duan të dinë, as vizat nuk i heqin. Por Serbia në vend të mundohet të rregullojë marëdhëniet me Kosovën, gjithmonë ka gjetur dhe zbatuar rrugën e luftës së ftohtë ndaj saj, për ti marrë asaj pjesën e veriut.

Serbia bën punë të madhe sabotuese me serbët e Kosovës, duke i manipuluar ata kundra shtetit të Kosovës dhe shqiptarëve. Në sajë të kësaj pune sabotuese të Serbisë, gjendja në veri të Kosovës nuk është e stabilizuar, por përkeqësuar dhe pushteti i Republikës së Kosovës në këtë rajon është i lëkundur. Në këtë pjesë të Kosovës zhvillohet kontrabanda, nuk zbatohen ligjet e Kosovës, shqiptarët nuk guxojnë të kthehen në shtëpitë e tyre, propaganda serbe kundra shqiptarëve lulëzon. Serbia dhe BE ndërtojnë shtëpi në këtë pjesë të Kosovës, që të sjellin serbë nga krahina e tjera të banojnë në Kosovë etj.

Një përpjekeje tjetër e madhe me rezultate pozitive e Serbisë kundra Kosovës është veprimtaria e saj diplomatke nëpër shtete të ndryshme të botës, për të tërhequr njohjet e Kosovës si shtet i lirë dhe sovran. Edhe kjo punë, sidomos e Dacit të Serbisë (Daciçit) ka sjellë si pasojë, që disa shtete të keq informuara,janë pajtuar me Serbinë dhe kanë tërhequr njohjet e mëparëshme të Republikës së Kosovës.Në sajë të kësaj diplomacie të fëlliqur të Serbisë, Kosova nuk u pranua as në Unesko dhe as në Interpol.

Dy pamje të ndryshme paraqiten në diplomacinë ballkanike.

Nga njera anë është diplomacia serbe shumë aktive, që shfrytëzon çdo moment në interes të vendit të vet, megjithse me rrena, shpifje e mashtrime tëndryshme, por që i kanë dhënë Serbisë efekte shumë pozitive në arenën ndërkombëtare. Me anë të kësaj diplomacie aktive tinzare, Serbia del e dëmtuar nga lufta e fundit në Kosovë dhe jo shkaktare e saj dhe përgjegjëse për krimet e shumta. Serbia i ka mbuluar krimet, çnderimet, vrasjet masive, dëmet ekonomike etj., që bëri në Kosovë gjatë luftës dhe sjelljen e saj antishqiptare në veri të Kosovës. Të gjitha këto për fajin e shqiptarëve, që bëjnë sehir.

Në anën tjetër është diplomacia kosovare dhe shqiptare, që kanë vetëm emrin si të tillë, por në të vërtetë nuk funksionojnë në mbrojtje të Kosovës. Kemi diplomaci pa diplomatë profesionistë, të fjetur, që nuk dinë të thonë të vërtetën dhe ti spjegojnë botës dhe forumeve ndërkombëtare, situatën reale në Kosovëdhe që Serbia është autore e krimeve në Kosovë dhe e luftës së ftohtë ndaj saj.Vetëm Vlora Çitakut i heqim kapelen, për turpërimin e vazhdueshëm, që i sjell Serbisë në Këshillin e Sigurimit.

Të drejtosh diplomacinë nuk mjafton të kesh vullnetin dhe shkollimin. Në këtë punë mjaft të rëndësishme për shtetin, duhet atdhedashuria e madhe, përvoja e madhe në diplomaci dhe të kesh dhënë prova bindëse për këtë. Asnjeri nga drejtuesit e sotëm në diplomacinë tonë nuk i ka këto cilësi. Politika dhe diplomacia shqiptare e sheh Kosovën si një shtet të largët në Afrikë, pa lidhje fisnore dhe gjaku me popullin e Shqipërisë, sikur nuk është truall shqiptar veriu i Kosovës. Qeveritarë dhe diplomatët shqiptar asnjë herë nuk i dolën në mbrojtje Kosovës, sa herë atë duan ta coptojnë dhe popullin e saj ta përbuzin.

Qeveritarët dhe diplomatët shqiptar kur shkojnë në Mal të Zi e gjetkë, asnjë herë nuk kanë nderuan me një tufë lule aty ku u vra heroi ynë Isa Buletini me djemtë e tij, apo ku luftuan dhe ranë dëshmorët shqiptarë në luftë me forcat gjermane gjatë luftës së dytë botërore. Është turp, që në Maqedoni të dënohet atdhetari arbëresh nga policia, sepse në kalanë e Ohrit, një kala e vjetër pellazgo-ilire, ngriti flamurin shqiptar. Ministria e jashtme shqiptare duhet të bëjë protestë të fortë qeverisë së Maqedonisë për këtë sjellje të ulët. Arbereshi ngriti flamurin shqiptar kuq i zi me shqipen e zezë në mes, që është flamuri i të gjithë shqiptarëve të botës.

Për të ndryshuar gjendjen në marëdhëniet me Serbinë, si çeshtje e parë duhet riorganizim në ministrinë e jashtëme të Kosovës, që ajo të vihet plotësisht në krye të propagandës mbi Kosovën në rrugën e saj drejt lirisë dhe së ardhmes më të mirë. Sot ministria e jashtëme e Kosovës nuk ndihet fare, në pamjen e jashtëme duket sikur Kosova nuk ka ministri të jashtëme. Ndër shqiptarët ka mjaft diplomatë të zotë, që kanë dhënë mjaft prova për zotësitë që kanë: Shaban Murati, Vlora Çitaku, Edita Tahiri, Enver Hoxhaj, Paskal Milo etj.

Mendoj se sot Kosova në çeshtjen e marëdhënieve me Serbinë, duhet ndjekë dy pika themelore:

1.Qeveria e Kosovës duhet të zotërojë situatën në veri të Kosovës, të shtrijë pushtetin e saj në katër komunat me shumicë serbe, që të zatohet ligji, ashtu si në pjesët e tjera të Kosovës. Gjendja e turbullt në këto komuna i sjell dëm tëmadh qeverisë së Kosovës, që e paraqit atë në arenën ndërkombëtare, që nuk din të qeverisë vendin. Mjaft nga drejtuesit e Kosovës nuk lejohen të hyjnë në Serbi, kjo masë është mirë tu vihet edhe drejtuesve serbë.

2.veprimtari e gjithanëshme diplomatike e diplomacisë shqiptare, për ti treguar botës ç’përfaqëson sot Serbia, masakrat që ajo ka bërë në Kosovë.

Muajt e fundit, kur Kosova vuri në përdorim taksën 100% ndaj mallrave serbe, Serbia pësoi shok ekonomik dhe sidomos psikologjik. Taksa ju ka sjellë dëme të mëdha politike dhe ekonomike, duke ndaluar mallrat serbe të hyjnë në Kosovë, siç pohojnë drejtuesit e vendit. Prandaj Serbia u tërhoq nga diallogu që zhvillonte në Bruksel me Kosovën dhe e përdor si pretekst dhe përpiqet me të gjithë diplomacinë e saj të përfitojë kredi politike.

E gjendun përballë kësaj situate aspak të favorshme për Kosovën, ka ardhë kohe të merren masa serioze, sepse në politikën ndërkombëtare Serbia dominon mbi Kosovën, sepse diplomacia e saj është shumë aktive dhe lidhjet e vjetra të Serbisë me vendet e BE dhe të botës janë ende të forta. Prandaj ka vende të lëkundura, që e besojnë propagandën serbe.

Kosovës i duhet të ndryshojë mënyrat e saj të sjelljes ndaj Serbisë dhe të zmbrapsë propagandën serbe. Të gjithë faktorët janë në favor të Kosovës dhe në disfavor të Serbisë, ato duhen shfrytëzuar maksimalisht dhe për këtë duhen së pari të ndizen të gjithë motorët fuqishëm.

Kosova nuk ka nevojë të njihet nga Serbia, prandaj të mos sillet si gjynafqare ndaj saj. Për Kosovën njohja nga Serbia nuk luan asnjë rol, për te ka rëndësi, që Serbia të plotësojë detyrimet ndaj Kosovës:

-të pranojë genocidin serb të rregjimit të Milosheviçit në Kosovë,

-të heqë nenet nga kushtetuta serbe mbi Kosovën,

- të kthe të gjithë trupat e të vrarëve, që të varrosen me nderimet përkatëse nga familjarët,

-të paguaj dëmet, që i solli Kosovës gjatë luftës,

-të kthejë dokuemntacionet e grabitura,

- të paguaj pensionet, gjatë kohës që kosovarët kanë punuar nën Jugosllavinë,

- të ndërpresë politikën e saj agresive me struturat paraleve në veri të Kosovës etj.

Këto duhet të jenë kushtet e Kosovës për tu ulur në bisedime me Serbinë. Vendet e tjera ti respektojmë si vende mike, por në marrëdhniet me Serbinë dhe vendet e tjera duhet të vihen në plan të parë interesat kombëtare.

Duhet përgatitur një histori e shkurtër e kombit shqiptar, 30-40 faqe me hartat përkatëse, ku të tregohet shtrirja e mbretërive të tij që nga parahistoria. Në të do të dalë ardhja e slavëve në trojet shqiptare gjatë shekujve 6-7. Në vitin 1912, kur shqiptarët shpallën pavarësinë, Kosova dhe Metohija bënin pjesë në provincën (vilajetin) e Kosovës, që banohej kryesisht nga shqiptarët dhe nuk ka qenë pjesë e Serbisë. Në këtë histori të shtohen edhe krimet serbe ndaj shqiptarëve, sidomos gjatë Luftës së Kosovës. Kjo histori në gjuhën shqipe, anglisht dhe në disa gjuhë të tjera të shpërndahet falas nëpër ambasat tona dhe për turistët, që njerzit të njohin të vërtetën. Gjatë luftës së Kosovës Akademia Serbe dhe institucionet e tjera kanë shkruar rreth 11.000 faqe propagandë në serbisht dhe gjuhë të huaja, ku shkruanin se Kosova është djepi i Serbisë, sikur atje ka lindur populli serb etj. Shqiptarët mezi i shkruan nja 100-200 faqe. Tani na takon të bëjmë të kundërtën.

Të hiqet dorë nga kërkesa e njohjes së Kosovës nga Serbia, që sot për sot është utopi. E njeh apo jo Serbia Kosovën, kjo nuk i vyen kujt, as Kosovës. Edhe pa njohjen nga Serbia, Kosova bën përparime, bile edhe më të mira. Serbia le të mos e njohë kurrë Kosovën dhe Kosova nuk ka asnjë të keqe prej kësaj. Por Serbia të sillet mbrenda rregullave ndërkombëtare me Kosovën. Për këtë ajo duhet detyruar ti zbatojë këto rregullat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat