Diplomacisë së Kosovës i ka humbur “bosulla”

Opinione

Diplomacisë së Kosovës i ka humbur “bosulla”

Ismail Muçiqi Nga Ismail Muçiqi Më 24 maj 2019 Në ora: 18:38
Foto ilustrim

Atributi kryesor i shtetësisë, përveq teritorit, popullatës dhe qeveris padyshim është edhe njohja ndërkombëtare apo siç e cilëson deklarata e Montevidos; "Aftësia e shteteve për të hyrë në marëdhëniet ndërkombëtare me shtetet tjera".

Në këtë aspekt është thelbësore antarsimi në OKB për sovranitetin e shteteve dhe njohje ndërkombëtare të tyre.

Konteksti politik ndërkombëtar, nga koha e përfundimit të luftës së Kosovës, qershor 1999.

Presidenti i SHBA-vs Donald Trump, kohë më parë ka lansuar platformën "Amerika së pari" (America first).

Republika popullore e kinës zë vendin e 2 në botë për nga fuqia ekonomike, Federata ruse është rikthyer me agresivitetin e saj në politikën ndërkombëtare, kurse Bashkimi Europian po ndeshet me procesin e liberalizimit në Hungari, Poloni dhe Rumuni.

Problem tjetër në veti, paraqet edhe largimi i Mbretërisë së Bashkuar nga BE (Brexitin).

Poashtu duhet theksuar se brengos trendi në rritje i partive të djathta dhe ekstreme në shtetet Europiane.

Këto zhvillimi ndërkombëtare kanë pasuar një reflektim të drejtpërdrejt në procesin e reazlimit të interesave nacionale dhe shtetërore të Republikës së Kosovës.

Këto argumente të cilat u thanë më lartë, e kanë vendos Kosovën para sfidave shumë të mëdha që nga shpallja e Pavarsis me 17 shkurt 2008, e deri më tani.

Bllokimi nga Federata ruse dhe Republika e Kinës për pranimin e Republikën e Kosovës në OKB, procesi i ngadalshëm i njohjeve për Kosovën, dështimi për pranimin në UNESCO dhe Interpol, rruga sui generis e integrimit në Bashkimin Europian dhe NATO, raportet e tensionuara me Serbinë etj. Janë sfida të cilat po i dëmtojnë proceset në rrumbullaksimin e shtetit të Kosovës.

Këto argumente dhe analiza u nxorën në mbledhjen e Instiutit për Politik të Jashtme të Republikës së Kosovës, ku panelist ishin personalitetet e njohura të cilët kanë krijuar karier diplomatike nepër vendet e ndryshme të botës.

Teza themelore që duhet të mbrohet gjithnjë është se në kontekstin aktual ndërkombëtar, subjektiviteti shtetëror i Kosovës nuk mund të rrezikohet, por do të vazhdojë të kundërshtohet nga kundërshtarët e Pavarsisë.

Politika e jashtme e Republikës së Kosovës duhet të tregohet e vëmendshme në ruajtjen e orientimit pro perendimor, ruajtjen dhe forcimin e lidhjeve miqësore e të veqanta me SHBA-në, rritjen e angazhimeve në procesin e integrimit në Bashkimin Europian dhe NATO.

Poashtu është e domosdoshme prezenca diplomatike e Kosovës në të gjitha pjesët e Globit dhe investime më të mëdha në resurset e kuadrave të mirëfillta të shkolluara dhe të pregaditura në lamin e politikës dhe mardhënieve ndërkombëtare në botë, dhe të cilat kanë vizion dhe përkushtim për shtetin e Kosovës.

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, ka dështuar në ndërtimin e politikës së mirëfillët dhe zgjedhjen dhe emërimin e kuadrave adekuate në sferën e diplomacis së jashtme.

Interesat e ngushta partiake partiake, klanore dhe nepotizmi sa për të punsuar militant partiak dhe familjar, e kanë sjell në udhëkryq diplomacin kosovare.

Një numër i personave të emëruar për Ambasador nepër vendet e ndryshme kanë qenë dhe janë personalitete të panjohuara pa asnjë përvojë në sferën e diplomacis, të cilët i kanë sjell vendit vetëm dëme dhe nuk kanë sjell asnjë rezultat.

Disa shtete të cilat kohë më parë e kanë njohur Kosovën, tani këto njohje janë sjellë në pikëpytje.

Serbia përmes lobimit dhe e përkrahur edhe nga miqët e saj ka arritur ti parandaloj njohjet e reja për shtetin e Kosovës, dhe gjithnjë në politikën e saj agresive dhe me plot të pavërteta ka ndikuar në parandalimin e njohjeve të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat