Rezultate modeste të kandidatëve belgo shqiptarë, në zgjedhjet në Belgjikë për deputet regjional, federal dhe europian, por megjithate duhet konsideruar sukses edhepse asnjeri nuk arriti te fitojë me u zgjedhur deputet.
Sipas të dhënave që kemi arritur t'i grumbullojmë në zgjedhjet e djeshme në Belgjikë për deputet regjionalë, federal dhe europian kandiduan, edhe 21 belgo shqiptarë, në parti të ndryshme belge.
Në Parlamentin Europian,
kandidoi për deputet, politikani i mirenjohur
AMET GJANAJ, (PS)Bruksel, dhe i fitoi 24.377 vota që nuk i mjaftuan për t'u zgjedhur,por eshte shqiptari me i votuar në Belgjike dhe me ndikim me te madh ne politiken belge.
Në Parlamentin e Belgjikës,
u kandiduan por nuk fituan votat e mjaftueshme per t'u zgjedhur:
LUIZA DURAK-(PS) Bruksel (me origjine nga Haraçina e Shkupit, 25 vjeçare nëne e 2 femijeve ajo i fitoi 4865 vota që nuk i mjaftuan me u zgjedhur deputete federale.
ARBER HALILI, Partia e Gjelber Flamane, GROEN,Antwerpen, i fitoi 3910 vota.
VALENTINA HOTI, (GROEN) Ostende i fitoi 2399 vota
ELISA MURIQI,( OPEN VLD) Vilvorde i fitoi 2204 vota.
ALKETA SELIMAJ (CDH) Bruksel, i fitoi 1402 vota
HAKAN BALKAN ( CDH) Bruksel, i fitoi 1011 vota
ARLINDA ALIA, me origjine nga Shqiperia, Lista Destexte, ajo i fitoi 312 vota.
Në Parlamentin e Valonisë u kandidua vetëm politikania e njohur belgo shqiptare
NERMINE KUMANOVA,(PS),ajo i fitoi 3127 vota, që nuk i mjaftuan e u zgjedhur.
Në Parlamentin e Flandres kandidoi vetem
ARTON BEHRAMI,(SPA) me origjine nga Kosova,jeton ne Antwerpen Deurne u kandidua nga Partis Socialiste flamane SPA ai i fitoi 1221 vota.
Në Parlamentin e Regjionit të Brukselit u kandiduan 11 kandidatë:
HABIBE DURAKI (PS)Bruksel, i fitoi 2403 vota dhe nuk i mjaftuan me u zgjedhur deputete
AVNI GJANAJ (PS)Bruksel i fitoi 2047 vota
QENDRESA GERLICA (PS),Bruksel i fitoi 1943 vota
BURIM DEMIRI (DEFI), Bruksel, i fitoi 776 vota
LAURE LITA ( MR) Bruksel, i fitoi 760 vota
KRISTELA Bytyçi, (MR) Bruksel i fitoi 677 vota
VIOLETTE GASHI ( CDH), Bruksel i fitoi 667 vota
ARSIM JAKUPI ( DEFI) Bruksel i fitoi 664 vota
BARDHYL ALIA, Bruksel, me origjine nga Shqiperia LIsta Destexe i fitoi 178 vota
VERA DEDA,( Lista Destexe) Bruksel, me origjine nga Shqiperia i fitoi 151 vota.
Megjithate duhet konsideruar sukses vet kandidimi dhe votat e fituara veçanrisht kandidatet e Partise Socialiste frankofone belge,të cilët edhepse pse nuk fituan por e faktorizuan vehten ne partine e vet.
Sociologjia e 21 kandidateve
12 femra dhe 9 meshkuj.
Me origjine nga Shqiperia jane 9 ,nga Kosova janë 7 dhe nga Maqedonia 5 veta.
Mosha mesatare e kandidateve shqiptare nuk i kalon 38 vjet, pra jane te ri, per me punuar ne politike, krahasuar me 50,3 vjet të 71 kandidateve flaman belg nga partia NVA, pra partia kryesore ne Belgjike e cila fitoi edhe me se shumti vota.
Pregatitja shkollore i siguruam te dhenat vetem per 17 kandidate shqiptare per depute, prej tyre 12 jane me fakultete te kryera , nje student dhe 4 me shkolla te mesme.
Poashtu edhe numri i kandidateve 21 veta, eshte i madh nga belgo shqiptaret, nese e krahasojme me komunitetin turk 22 kandidate që i paten turqit ne keto zgjedhje ne Belgjikë.Sepse kandidimi per deputet nuk eshte pune e lehte. Ne Belgjike jetojne afer 200 mije turq dherreth 70 mije shqiptarë nga gjitha trojet etnike.
Nga zgjedhjet ne Belgjike ne nivelin regjional dhe federal eshte brengosese fitorja e partive nacionaliste flamane qe e veshtireson formimin e qeverise se ardhshme belge.