Pensionistet kontribut dhënës të Kosovës, kategoria më e përbuzur e shoqërisë!

Opinione

Pensionistet kontribut dhënës të Kosovës, kategoria më e përbuzur e shoqërisë!

Nga: Ismail Muqiqi Më: 2 qershor 2019 Në ora: 22:43
Ismail Muqiqi

Njerëzit të cilët me decenje e ndërtuan Kosovën, dhe ishin bartës të zhvillimit të gjithë mbarshëm ekonomiko-shoqëror sot jetojnë me një pension minimal apo më mirë me thënë me një ndihmë sociale.

Kjo kategori e shoqëris të cilët plotë mbi 40 vite punuan dhe derdhën djers, duke ndarë kafshatën e gojës,për ti shkolluar fëmijët, për ti ndihmuar Kosovës dhe për të ndërtuar të ardhmen e këti vendi, kanë mbetur vetëm edhe 45 mijë pensionist që ende janë në jetë.

Vite me radhë Qeverit e njëpasnjëshme të Kosovës, krijuan skema të reja dhe përcaktuan kategori të ndryshme të veteranëve, invalidëve, familjeve të martirëve, familjeve të dëshmorëve, duke rritur edhe koncenzusin e tyre. Por pensionistët kontribut dhënës po vdesin përditë e më shumë dhe numri i tyre po zvogëlohet pa i gëzuar të drejtat e tyre elementare për një jetë të dinjitetshme.

Sipas të dhënave të lidhjes së pensionistëve dhe invalidëve të punës së Kosovës, shkalla e mortalitetit vjetor është 3,6%,ose gjatë vitit vdesin 1620 pensionist të kësaj kategorie.

Politika e Kosovës, pensionistët i shantazhoj vite me radh duke i premtuar rritje të koficientit, të pensioneve.

Këto premtime bëheshin atëhere kur nga kjo kategori kërkohej vota e tyre për interesat partiake.

Udhëheqja e Shoqatës të Pensionistëve të Kosovës, disa here ju drejtua institutcioneve të Republikës së Kosovës, Ministris së Punës dhe Mirqenies Sociale, Qeveris, Parlamentit dhe Presidentit,ku kërkoj përmisimin dhe plotësimin e ligjit ekzistues për skemat pensionale, pranimin e stazhit sipas nenit 8 pika 6; "Për të gjithë puntorët e përjashtuar me dhunë nga puna, nga regjimi serb nga viti 1990-1999".

Po ashtu u kërkua me ligj të pranohet kategoria e 5-të, e kuadrave me grada shkencore, me qëllim që pensionistët kontribut dhënës mos të ngelin 60 deri 70% të pagës mesatare të Republikës së Kosovës.

Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, është e nevojshme të bejë reforma rrënjësore në fushën e pensioneve.

1-Përpilimi i ligjit sistemor për sigurime pensionale dhe invalidore

2-Themelimi i fondit pensional

3-Obligimi ligjor i trustit pensional në mënyrë që të participoj në fondin pensional.

Në fund po theksojm se institutcionet e shtetit të Kosovës, i kanë borgj kësaj kategorie të popullatës sa nuk është bërë vonë, përndryshe nëse kjo gjendje vazhdon edhe përpak vite kjo kategori e pensionistëve kontribut dhënës nuk do të ekzistoj fare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat