Platforma e shkurtër për krijimin e Shqipërisë Etnike

Opinione

Platforma e shkurtër për krijimin e Shqipërisë Etnike

Nga: Shpend Salihu Më: 5 qershor 2019 Në ora: 17:46
Shpend Salihu

Duke patur parasysh se në tryeza ndërkombëtare janë dy koncepte njëri i modelit qytetar, me një diverzitet etnik, kulturor dhe fetar i cili u tregua i dështuar për arsye të zakoneve dhe vlerave kombëtare të popujve të mëdhenj të Ballkanit që u treguan si një eksperiment i Brukselit i cili i thellojë edhe më tepër problemet politike dhe ekonomike, pasiqë Bosnja dhe Maqedonian u bën kreatura artificiale të cilat u krijuan me marrëveshjen e AVNOJIT me 1945, dhe historikisht prodhuan parregullsi dhe diskonformitet edhe në ish Jugosllavi. Bosnja ka tri etnitete shtetëformuese Kroatët, Boshnjakët dhe Serbët, federatën mes Kroatëve dhe Boshnjakëve dhe konfederatën me Serb, gjersa distrikti Bërçko mbetet ende nën administrimin e SFOR, gjersa Marrëveshja e Dayton e 1995, ishte marrëveshje e imponuar dhe në kundërshtim me Kartën e OKB-së me parimin e Vetëvendosjes së shteteve mbi fatin e tyre politik. Andaj kjo marrëveshje duhet të shfuqizohet në OKB dhe të i jepet e drejta popujve në Bosnje të marrin fatin në duart e tyre. Po të shfuqizohej nga KS i OKB kjo marrëveshje e imponuar dhe të legalizohej e drejta e referendumit, shumica e kualifikuar e shtetasve të konfederatës do donte ndarje, Kroatët të ia bashkangjisnin Hercegovinën Kroacisë, gjersa Serbët të e marrin Republika Srpsken, dhe Boshnjakët të krijojnë një mini shtet Boshnjak, problemi do ishte si do rregullohej çështja e distriktit Bërçko. Në Mal të Zi nëse do mbahej referendumi për fatin politik dhe territorial, Serbët që janë dikund 40 përqind dhe Shqipëtarët mbi 16 përqind dhe një pjesë e Malaziasve do vendoste për ndarje, Shqipërisë do i bashkangjitej Plava, Gusia, Ulqini dhe Tivati që do lidheshin me Shkodër.

Në Maqedoni po të mbahej referendumi për ndarje ultra nacionalistët Maqedon posaçërisht të VMRO, dhe nëse unifikohet sprektri politik Shqipëtar do votonin për federalizimin ose ndarjen e Maqedonisë, ku ne do përfitonim një pjesë të Shkupit, Gostivarin, Tetovën dhe Dibrën me çfarë do ia bashkangjisnim Kosovës.

Problemi është tek Kosova, sepse duhet të gjendet një zgjidhje e cila Mitrovicën e Veriut do e linte në Kosovë, gjersa tri komunat Serbe do i bashkangjiteshin Serbisë, Ujmani do ndahej mes tyre, gjersa pala Serbe në këmbim do e jepte luginën e Preshevës deri tek korridori 10. Çështja më delikate është në Çamëri por nëse insistohet në Bruksel, Çamët do përfitonin një pjesë të autonomisë kulturore në fillim e më vonë do avanconin statusin në autonomi politike. Pyetja shtrohet a do pranonin Grekët? Sigurisht se po sepse Grekët do përfitonin një pjesë të Maqedonisë dhe Qipron Jugore gjersa Turqit do e merrnin Qipron Veriore, dhe kështu do krijoheshin Shqipëria Etnike, Serbia Etnike, Greqia Etnike dhe Kroacia Etnike dhe do përmbylleshin konfliktet dhe mosmarrëveshjet mes popujve të mëdhenj në Ballkan, normal me insistim të Brukselit, Washingtonit dhe Moskës, këto shtete do kishin obligim të i respektojnë të drejtat e minoriteteve, të kenë miqësi të mirë dhe të bashkëpunojnë në sferën ekonomike, politike, tregtare dhe të sigurisë.  Kështu do kishim shtete homogjene, dhe shumë të fuqishme dhe partnerë shumë serioz në BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat