Pas 23 raundesh boksier i fort s`ka qenë as Muhamed Ali e lërë më Ali Ahmeti lideri i BDI-së

Opinione

Pas 23 raundesh boksier i fort s`ka qenë as Muhamed Ali e lërë më Ali Ahmeti lideri i BDI-së

Nga: Ejup Berisha Më: 15 qershor 2019 Në ora: 18:18
Ejup Berisha

BDI nuk ka qenë më e fortë edhe në kohën kur ky subjekt politik ka qenë shumë tepër më i fortë se sot, flas për kohën kur ai vente dhe shuante zjarre. Bombat e fundit të El Chekkës e kanë tronditur BDI-në anipse disa anëtarë të saj po mundohen që ta mohojnë dhe minimizojnë efektin negativ të bombave të shkrepura nga El Chekka në adresë të BDI-së.

Nuk është njëjtë më për BDI-në pas bombave të cilat e kanë shqetësuar tej mase Liderin e kësaj Partie politike. Unë në këtë kohë nuk do të doja të isha në lëkurën as të Ali Ahmetit dhe as në lëkurën e udhëheqësve të tjerë të subjektit të udhëhequr nga vet Ahmeti pasiqë këta janë në një rrebesh sulmesh nga El Chekka me bomba dhe momenti prej momentit nuk i dihet se çfarë informacionesh më komprometuese do të mund të publikon El Chekka me arsenalin e tij prej bombave atomike.

Prandaj kush thotë se BDI-në e kanë forcuar bombat e El Chekkës kjo do të thotë se ata janë në gjumë të thellë duke parë ëndrra të kota me oferta të liderit të tyre për ti bërë funksionar të lartë qeveritarë ose partiak Ali Ahmeti.

Kjo për faktin se në rrjedhë është procesi i pastrimit të institucioneve shtetërore dhe publike nga njerëz përtac, joprofesionist dhe të jo të drejtë të cilët kanë marrë obligime dhe detyrime por tërë kohës nuk punojnë asgjë dhe shfrytëzojnë vetëm se të mira dhe përfitime shtetërore dhe publike.

Pas 23 raundesh në boks nuk mund të jesh më ai që ke qenë mirë nuk kanë arritur të jenë kurrë pas meçeve më të fortë as Aziz Saliu, as Muhamed Aliu dhe nuk është dhe nuk do të mund të jetë i fortë më as kushëriri i Muhamed Alisë Ali Ahmeti Lideri i BDI-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat