Bisedë serioze me El Chekën

Opinione

Bisedë serioze me El Chekën

Nga: Sulejman Mehazi Më: 18 qershor 2019 Në ora: 13:47
Sulejman Mehazi

I nderuar El Cheka, respekt për guximin dhe idealin e madh tuajin, se keni aq kollaj e lehtë të ziheni e të luftoni fillikat vetëm, BDI-në, afër njëzet vjet s'ka mundur ta rrëzonte as popullata shqiptare. Para disa viteve edhe, profesor Shpend Lushi, dergoi dosje shume faqëshe në gjyqet maqedonase për Ali Ahmetin, si bashkëpunëtor i UDB, por kurrgjë s'u bë, Aliu përsëri e pësëri fitoi.

I nderuar El Cheka, i keni hyrë një problemi të madh sikurse që është BDI-ja. Për ta mundur nuk mjaftojnë vetëm bombat përgjuese, por edhe strategji mposhtëse. Strategjia e të deklasuarit të BDI-së ju mungon fare. Bombat tuaja telefonike mund ta dëmtojnë shumë, por nuk mund ta fitojnë BDI-në. BDI-ja do të fitohej e mundej sikur bombat mistike telefonike të dilnin nga partitë opozitare shqiptare të Selës apo Bilallit. Atëherë dhe BDI-ja nuk do arsyetohej për privatësi, por bombat do konsideroheshin si gjysmë zyrtare.

Më vdekjeprurëse do t'ishte për Ali Ahmetin sikur bombat telefonike t'i kishte në dorë opozita shqiptare sesa ju. Po ja që opozita hesht, fle e përgatitet për pushime verore, duke ndejtur hazër, me ymyte se ju nga Amerika do ta mposhtni BDI-në e Ali Ahmetit e ata, gaditu, pa farë lufte politike të gllabërojnë pushtetin e BDI-së. 
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat