Incidentet n'LDK, pasojë e ekspansionit t'saj enorm!

Opinione

Incidentet n'LDK, pasojë e ekspansionit t'saj enorm!

Fatmir Bajraj Nga Fatmir Bajraj Më 18 qershor 2019 Në ora: 21:53
Incidenti në LDK

E dhimshme, por njerëzore:

Fuzionimi i brezave dhe ideve, bartë me vete edhe t'papriturat !

LDK-ja, ka deshtuar t'menagjoj zhvillimin,rritën & zgjerimin dhe marramendës të saj, proces ky që ka tejkaluar përmasat e parashikimit të vetë LDK-së, strukturës së saj organizative dhe të lidershipit aktual.

- Ky ekspansion i LDK-së, ka burimin në vetë filozofinë, frymën dhe pragmatizmin veprues, në njërën anë, por edhe në deshtimin e organizimeve tjera partiako-politike të skenës Kosovare.

Kjo e dyta, sikur ka zënë t'papergaditur LDK-në, ngase fluksi i të ardhurve dhe i të ineresuarve për t'qenë n'LDK, dhe pjesë e saj, ishte i pa parashikueshëm dhe i pa llogaristshëm, andaj si i tillë, sikur ka nxjerrë nga shtrati rrjedhën e prurjeve të reja dhe të energjive t'pakontrolluara.

Skenat e tilla, janë t'pahijshme & t'pa këndshme, por janë t'natyrshme dhe njerëzore, padyshim.

LDK-ja, mbahet përgjegjëse për daljën nga kontrolli të energjive dhe prurjeve të reja, dhe për mos-kalkulimin e kuantitetit të atyre prurjeve, që tanimë veq ka terhjekë konsekuencat me rastin e largimit nga gara të zotërinjëve Abrashi & Borovci.

Tani e tutje, fluksi i prurjeve të reja duhet menagjuar kujdes'shëm, të kanalizohet me sens dhe të ruhen proceset pozitive të reformës dhe reformimit prore, duke mos i lënë hapësirë rastit & qastit, dhe shoqërimit me incidente të izoluara të cilat nuk janë në frymën dhe kulturën politike të LDK-së, si subjekt shembull i skenës politike ndër shqiptarët, dhe jo vetëm...!

Në logjikën pragmatike-vepruese të LDK-së, trajtimi i shfaqjeve të tilla të izoluara, zën vendin, fshehjës dhe eskivimit.

Kryesi e LDK-së, organ pëfaqësues & ekzekutiv i partisë!

Procesi zgjedhor n'LDK, gjithmonë ka qenë eveniment shembullor dhe i vlerësuar nga shumica dermuese e qytetarëve të Kosovës, si proces-shkollë për subjektet tjera, gjithëmon minore karshi LDK-së, dhe jo vetëm...!

- Zgjerimi marramendës i saj, per dy arsyetë e lartpërmendura, sikur u zuri n'gjum, dhe dalja nga shtrati e e nergjive të fuzionuara , i solli një shije t'pakëndshme proceseve zgjedhore gjithandej.

- Juve, Kryesi e nderuar e LDK-së, do duhej t'hapnit horizonte dhe t'krijohej një klimë mirëbesimi & shprese për të gjithë ata të cilët besë e shpresë i kanë n'LDK, për shumë arsye...!

Infiltrimet dashakeqe dhe penetrimet perverse të kundershtarëve t'padenjë politik, ishin dhe do jenë gjithëmon aty, por syqelësia dhe preventiva efikase do minimizonet nese jo, eleminonte këto rreziqe permanente në një masë të konsiderueshme.

Lufta speciale dhe mjetët e shantazhit që përdorin ata të cilët fusin thikën deri n'kockë, me metodat perfide të kësaj lufte, kinse :

LDK-ja duhet të hapet për të rinjët, perkatësisht brezin e ri,

LDK-ja, duhet të mbeshtet në themeluesit,

LDK-ja duhet të reformohet, e tjera e tjera...

Dhe cilën do që bënë LDK-ja, sulmohet me tjetrën, siq thot populli : "Hyp se t'vrava, zhdrypë se t'vrava"!

Mendimi i LDK-istëve të sinqertë e serioz, që nga themelimi dhe veprimi 30 vjeqar, është:

LDK-ja, duhet t'i ruaj e respektoj brezin themelues të saj,

LDK-ja, duhet t'vlerësoj e respektoj, bartësit e angazhimeve dhe sakrificën e grave e burrave t'saj, në të gjitha fazat e zhvillimit dhe rrugëtimit dri n'ditët tona...

LDK-ja, duhet t'hapë krahët, për brezin e ri, të kualifikuar, të pergaditur & t'afirmuar në të gjitha fushat që kerkon tregu i punës dhe konkurenca e vlerave t'mirëfillta Euro-përendimore...!

LDK-ja nuk duhet t'i merr si këshilla, sygjerimet dhe vlerësimet kuturu të gjithë atyre që i kthyenë shpinën LDK-së dhe Presidentit Rugova për s'gjalli, dhe kthehen e ri-kthehën herë pas here ; me porosi dhe të dresuar nga kundershtarët e Rugoves & Kosovës, për t'a dëmtuar LDK-në & Kosovën.

Të atillëve : Lehni atje ku hani, dhe largë duartë nga LDK-ja!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat