Penetrimi pervers i analistëve rreth LDK-së!

Opinione

Penetrimi pervers i analistëve rreth LDK-së!

Fatmir Bajraj Nga Fatmir Bajraj Më 20 qershor 2019 Në ora: 14:43
Foto ilustruese, LDK

- N'përgjigje të zërave "kritik" ndaj proceseve politike që po kalon LDK-ja.

-N'përgjigje të atyre zërave, që LDK-në e pas amshimit të presidentit historik Rugova, e "shohin" në rastin ma t'mirë ; si një ari të gjumit të thellë dimëror, dhe dinosaur të shuar si specie n'rastin ma t'keq,

- N'përgjigje të zërave, që e duan LDK-në e "reformuar", edhe pse n'kohë kruciale për fatët e saj, të presidentit historik Rugova dhe të vetë Kosovës, i'a kthyenë shpindën, që sot t'rezervojnë të drejtën e ndarjes së këshillave asaj, përshkrimit të "gjëndjës" dhe "leksionin" se ku gabojnë dhe kah t'ia mbanë ...!

- N'përgjigje të zërave "kritik" të cilët e sulmojnë me ngulm LDK-në, nga do që vete & arrinë :

Kontraversa e analizës së anal-istëve në vet shfaqjen dhe synimin:

 

"Parti e kapur nga mafiozët që nga themelimi, të lidhur me djallin dhe t'birin, veq me sundu në këtë parti", që i biije edhe n'kohën e motit të madh, atë të Presidentit Rugova ...!

- Konsekuenecat e "Perplasjës apo revoltës" pas largimit nga gara me vendim të Kryesisë qendrore të LDK-së, të zotërinjëve ; Abrashit & Borovcit, e quan të gabuar dhe jo tentativë të kthimit në normalitet...!

Pyetja është, cili do duhej t'ishte vendimi i duhur për "normalitet" ?

Logjika qon n'përgjigjën ; vazhdimi i anarkisë permes revoltës.

 

- Permendet SHIK-u dhe korrelacioni me "gardën e vjetër", si dhe "skandali" i prodhuar medial, me lajthitjën e opininonit ; me mbyllje dere të Donikë Gërvallës në Kuvendin e fundit të Përgjithshëm të LDK-së, kur zonja e nderuar Gërvalla nuk ishte vlerësuar si Kryatare legjitime e Degës së LDK-së për Gjermani, për shkak të konstatimit të shkeljes së procedurave dhe statusit, dhe e njëjta, me skenarin & suportin e z.Sejdiu dhe zonjës Osmani, insistoj me ngulm të jetë pjesë legjitime e një Kuvendi legjitim & legal, përkundër verdiktit të pa-respektuar të organeve drejtuese dhe statutare të partisë, konstatim i organëve partiake...!

Zonjës Gërvalla, mund t'i atribuohet një angazhim enorm dhe një bagazh nacional-kombëtar, unikat në Levizjën tonë Nacionale, dhe të Degës së LDK-së n'Gjermani, veqanarisht, por kjo në asnjë rrethanë , nuk i jep të drejtën e shkeljes së Kushtetutës së Partisë (Statuti i LDK-së), dhe vendimeve të Komisionit statutar dhe të vet Kryesisë së LDK-së për "validitetin" e zgjedhjeve në Degën e LDK-së për Gjermani, Zvicër, e gjetiu...!

Sygjerimet e pa shije dhe t'pasens për ;

- Largimin e gardës së vjetër, e bërë "pleh si futa",

- Të vijnë kuadro të reja udhëheqëse të cilat reformojnë partinë dhe largojnë SHIK-un nga partia...!

Kush ndalon ata, dhe a janë pjesë vitale e saj, brezi i ri dhe kuadro t'respektuara në forumet, organet drejtuese dhe e grupit parlamentar ?

Të gjithë s'bëhën kryetar, përkundër ambicieve t'natyrshme.

Sa e sinqertë është thirja, kur në anën tjetër ; thuhet :

"Nga kjo parti janë eliminuar ose vetë janë larguar duke e pa se kah po shkon LDK kuadro të respektuara".

Shtrohet pytja, kush janë të eleminuarit, nga kush dhe kur ?

Kush janë t'vet-larguarit, kur panë se kah po shkon LDK-ja, kur e bënë atë ?

Dhe n'fund, a kanë të drejtë, t'i shesin mend LDK-së, ata të cilët për interesa të tyre, lëshuan betejën për t'reformuar LDK-në, dhe gëzojnë privilegje e favore marramendëse tek kundërshtarët e egër politik të LDK-së, Presidentit Rugova dhe të vet Kosovës ?

Unë them JO, edhe pse "ftyra" u'a mbanë !

"Qentë lehin, karavani ecën...!"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat